logo
Tracking pixel for ad 1819059
no image

Shop Operational Specialist (Shop Finance) - Neptun Don Bosko

Tirane • Tirane • Albania

Me Turne

PËRSHKRIMI

SHOP OPERATIONAL SPECIALIST (SHOP FINANCE) - NEPTUN DON BOSKO

Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

BALFIN Group është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.

Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.

Pozicioni: Financier/e dyqani
Departmenti: Retail
Vendodhja: Tiranë

Qëllimi i Pozicionit: Financieri i dyqanit është përgjegjës për kontabilizimin e veprimeve të shitjes, regjistrimin e faturave të shitjes në sistemin NAV, rakordimin e arkave dhe veprimeve të tjera të kryera në përputhje me udhëzimet dhe kërkesat e departamentit të Financës në Zyrën Qëndrore.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Siguron regjistrimin e saktë të gjithë veprimeve që kanë të bëjnë me faturat e shitjeve në NAV/LOGIPOS në afatet dhe cilësinë e kërkuar;
Kryen veprimin kontabel për arkëtimin e xhiros ditore në sistemin NAV dhe kontrollon në mënyrë të përditshme mbylljet e kasave dhe rakordimin e CASH-it me regjistrimet në sistem;
Përgatit dhe kuadron Librin e shitjeve të Dyqanit përkatës si dhe regjistron faturat në NAV në kartelat përkatëse;
Mbikqyr dhe udhëzon kasieret e dyqanit për veprime që duhet të kryejnë në lidhje me mbylljet dhe rakordimin e kasave dhe Cash-it fizik si dhe për cdo detaj tjetër në lidhje me veprim tjeter qe kryhet ne kasen fiskale;
Të bëjë kontrollin e Transfertave të mbetura pezull që I perkasin dyqanit (Transferta ne hyrje dhe Dalje) dhe informon Menaxherin e Dyqanit përkates duke I dorëzuar dhe Listen e Transfertave pezull;
Kualifikimet:
Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Financë;
Minimum 2 vjet përvojë pune në kontabilitet/ financë;
Njohuri të sistemit Financa 5 dhe Navision;
Njohuri të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe verbale);
Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office (Word, Excel, Power Point);
Metodik dhe i organizuar, ndershmëri dhe integritet;
I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese;
NEPTUN ju ofron:
Trajnim i vazhdueshëm
Një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
Ambjent i shkëlqyer pune në dyqane moderne
Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike
Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në numrin (WhatsApp) 0697069568 / 0689000089 ose në adresën [email protected]
* Të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga shqyrtimi i CV-së do të kontaktohen nga ekipi i Burimeve Njerëzore.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

NIVELI

Punonjes

PROFILI

Finance

ARSIMI

I mesem

DETAJET E KOMPANISE

EMRI I KOMPANISE

Neptun Albania

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Finance

Publikuar më 07/07/2026

Kontakto njoftuesin