Kamarier
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
KAMARIER
Kamarieri është përgjegjës për ofrimin e një shërbimi profesional dhe mikpritës ndaj klientëve gjatë gjithë eksperiencës së tyre në restorantin tone Fine Dining. Ai/ajo siguron që klientët të ndihen të mirëpritur, të informuar mbi menunë dhe të marrin shërbim cilësor dhe të shpejtë.
Detyrat Kryesore:
• Mirëpret klientët dhe i shoqëron në tavolinë.
• Paraqet menunë dhe jep rekomandime sipas kërkesave të klientëve.
• Merr porositë në mënyrë të saktë dhe i transmeton në kuzhinë/bar.
• Shërben ushqimet dhe pijet sipas standardeve të restorantit.
• Kontrollon rregullisht tavolinat për nevojat e klientëve.
• Siguron pastërtinë dhe rregullin e ambientit të punës.
• Përgatit dhe printon faturat, si dhe kryen pagesat.
• Trajton me profesionalizëm çdo ankesë apo kërkesë të klientit.
• Bashkëpunon me ekipin për të siguruar një shërbim të plotë dhe efikas.
Kualifikime & Aftësi:
• Eksperiencë e mëparshme si kamarier është avantazh.
• Aftësi të mira komunikimi dhe mikpritjeje.
• Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
• Vëmendje ndaj detajeve dhe sjellje e rregullt.
• Njohuri bazike të anglishtes (avantazh).
• Disponueshmëri për punë me turne.
NIVELI
Profesioniste/Teknike
PROFILI
Horeka
KRITERET
Me pervoje ne sherbimin cilesor dhe restorante Fine Dining
PËRVOJA
minimalisht 2 vjecare
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Casa Mandarine
PERSHKRIMI I KOMPANISE
Restorant Fine Dining Casa Mandarine
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Horeka
Publikuar më 28/11/2025



