logo
Tracking pixel for ad 1861203
no image

Shitet, Vilë 3-Katëshe+ 1 Kat Nëntokë, Primavera Residence, Mjull Bathore

Mjull - Bathore • Mjull Bathore • Tirane • Albania

ALL 700.000

368 m2

Sipërfaqja

Përshkrimi

SHITET, VILË 3-KATËSHE+ 1 KAT NËNTOKË, PRIMAVERA RESIDENCE, MJULL BATHORE

Rezidenca Primavera ndodhet në zonën e Mjull-Bathores, një nga zonat më të qeta dhe të zhvilluara të kryeqytetit. Kompleksi përbëhet nga vila moderne të ndërtuara me standarde të larta cilësie, të projektuara për të ofruar privatësi, komoditet dhe një stil jetese bashkëkohor.
Arkitektura elegante e vilave ndërthuret në mënyrë harmonike me peizazhin natyror përreth, duke krijuar një mjedis estetik dhe funksional. Ndërtimi është i realizuar me materiale cilësore dhe teknologji bashkëkohore, që garantojnë efikasitet energjetik dhe jetëgjatësi.
Në këtë kompleks disponojmë Vilë 3-Katëshe+ 1 Kat Nëntokë për shitje
Informacione mbi Vilën:
• Sipërfaqja e katit përdhe: 97.44 m2
• Sipërfaqja e katit të parë: 88.33 m2
• Sipërfaqja e katit të dytë: 83.53 m2
• Sipërfaqja e bodrumit: 98.54m2
• Sipërfaqja totale e kateve: 367.84 m2
• Sipërfaqja e oborrit: 151.7 m2
Shitet Bosh
E përfunduar.
Rezidenca Primavera është menduar si një oaz qetësie për familjet dhe individët që dëshirojnë të jetojnë larg zhurmës urbane, por gjithashtu pranë çdo shërbimi të nevojshëm.
Ofrohen:
• Hapësira jeshile të mirë-sistemuara për relaks dhe rekreacion;
• Ajër i pastër dhe qetësi absolute;
• Mundësi parkimi dhe siguri 24/7;
• Pozicion strategjik, vetëm pak minuta larg qendrës së Tiranës.

Referenca:

OPP59290

Të dhënat

SIPERFAQE

368 M2

KATI

3

Karakteristikat

Preferenca dhe pershtatshmeria: Ne kompleks rezidencial

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Vilë

Publikuar më 02/10/2026

Kontakto njoftuesin