logo
Tracking pixel for ad 1804595
no image

Shitet apartament 2+1+2 tek Pajtoni Residence! 184,740 €

Casa Italia • Casa Italia • Tirane • Albania

€ 184.740

123 m2

Sipërfaqja

2

Banjo

2

Ambjente

Përshkrimi

SHITET APARTAMENT 2+1+2 TEK PAJTONI RESIDENCE! 184,740 €

Pajtoni Residence është një zhvillim urban rezidencial dhe shërbimi në hyrje të Tiranës, përgjatë rrugës Kastriotët, një nga nyjet më strategjike të qytetit pranë Terminalit Kombëtar të Transportit dhe kryqëzimit të rrugëve kryesore kombëtare.

Projekti përfaqëson një lagje urbane multifunksionale, të vetëqëndrueshme dhe pa qarkullim automjetesh mbi tokë, duke kombinuar banim, zyra, shërbime tregtare, hapësira publike dhe gjelbërim të integruar.

Pajtoni Residence është konceptuar si një njësi urbane multifunksionale që përfshin:
Hapsire publike rekreative në katin +5 (park komunitar me shtigje, zona pushimi, aktivitete për fëmijë, fitness të lehtë dhe ambite sherbimi).
Ambiente sherbimi dhe Zyra fleksibël dhe moderne në Katin perdhe dhe katin 1 dhe -1 ( oborr i brendshem me ndricim natyral .
Tre nivele parkimi nëntokësor qe permbushin te gjitha nevojat e rezidences, stacione karikimi për makina elektrike dhe hapësira për biçikleta/trotineta.
Infrastrukturë teknike moderne: ndriçim inteligjent, menaxhim mbetjesh, panele diellore, sistem ujor dhe ventilim të kontrolluar

Arkitekturë bashkëkohore me fasada të ventilueshme, xham trefish, izolim termik/akustik dhe ballkone të gjelbëruara.
Qasje pa automjete mbi tokë, me qarkullim vetëm për këmbësorë dhe mjete alternative.
Hapësira të gjelbëruara në çdo nivel – nga oborret pedonale deri te tarracat.
Qëndrueshmëri sipas standardeve Eurocode: eficiencë energjie, menaxhim të integruar të ujërave dhe mbetjeve, materiale ekologjike.

Apartamenti qe ne disponojme eshte i organizuar si me poshte:
-Ambjenti i dites bashke me ambjentin e gatimit
-Dhome gjumi matrimoniale dhe Tualet
-Dhoma e dyte e gjumit
-Tualet
-Ballkon


Apartamenti eshte i pozicionuar ne katin e 7.
ID e Pronës: EL142613
Per me shume informacion apo per nje vizite ne prone mund te na kontaktoni!

Të dhënat

SIPERFAQE

123 M2

KATI

7

ASHENSOR

Po

DHOME GJUMI

2

DHOME NDENJE

1

KUZHINE

1

BANJO

2

MOBILIMI

E pamobiluar

Karakteristikat

Preferenca dhe pershtatshmeria: Ne kompleks rezidencial

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Apartament

Publikuar më 13/06/2026

Kontakto njoftuesin