Shitet Apartament 2+1+2 me Verandë dhe Pamje të Plotë nga Deti tek Avril 22 Residence, Shengjin! 167,500 €
Qender • Qender • Lezhe • Albania
€ 167.500
98 m2
Sipërfaqja
2
Banjo
2
Ambjente
Përshkrimi
SHITET APARTAMENT 2+1+2 ME VERANDË DHE PAMJE TË PLOTË NGA DETI TEK AVRIL 22 RESIDENCE, SHENGJIN! 167,500 €
Ofrohet për shitje apartament 2+1+2 në Avril 22 Residence, një projekt i ri premium i pozicionuar në zonën e Kunes, Shengjin, vetëm 70 metra nga deti dhe pranë lagunës së mrekullueshme të Kune-Vajinit,një nga zonat më tërheqëse dhe me potencial të lartë investimi në bregdetin shqiptar.
Apartamenti pozicionohet në katin e 4-t të rezidencës dhe gëzon orientim perfekt perëndimor, duke ofruar pamje panoramike dhe të papenguar nga deti Adriatik. Ka sipërfaqe neto 80.11 m², sipërfaqe bruto 97.71 m² dhe verandë 20.7 m², ideale për të shijuar perëndimet spektakolare dhe atmosferën relaksuese bregdetare.
Organizimi i brendshëm përfshin:
- Ambient të bollshëm ndenjeje dhe gatimi
- 2 Dhoma gjumi
- 2 Tualete
- Korridor shpërndarës
- Verandë të madhe me pamje të plotë nga deti
Avril 22 Residence është konceptuar si një kompleks modern rezidencial dhe hotelier, me standarde të larta ndërtimi, 2 kate parkimi nëntokësor, ambiente rekreative dhe pishinë të hapur, duke ofruar komoditet maksimal për banim, pushime apo investim afatgjatë.
Një avantazh i rëndësishëm është mundësia e pagesës me këste, duke ofruar fleksibilitet dhe lehtësi në financimin e pronës.
Ekziston mundësia e blerjes së postit të parkimit me çmim ekstra.
ID e Pronës: ALFA142886
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Të dhënat
SIPERFAQE
98 M2
KATI
4
ASHENSOR
Po
DHOME GJUMI
2
DHOME NDENJE
1
KUZHINE
1
BANJO
2
MOBILIMI
E pamobiluar
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Ne kompleks rezidencial
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Apartament
Publikuar më 15/06/2026


