logo
Tracking pixel for ad 1791700
no image

Jepet me qera Apartament 3+1 + 2 Banjo + Ballkon

5 Maji • Rruga Sadaudin Bekteshi • Tirane • Albania

ALL 50.000

133 m2

Sipërfaqja

2

Banjo

4

Kati

3

Ambjente

Përshkrimi

JEPET ME QERA APARTAMENT 3+1 + 2 BANJO + BALLKON

Në fund të rrugës 5-Maji, përballë shkollës 9-vjecare "Ardian Klosi" jepet me qera Apartament i ri dhe i mobiluar. Sipërfaqe 133 m2.
3-dhoma gjumi të bollshme, Sallon, Guzhinë me Kontrabufe të re, 2-Banjo dhe Ballkon.
Mobilimin dhe detajet mund ti shihni në foto.
Kondicioner i ri 12.000 BTU në Sallon për freski në verë.
Kalorifer cilësor për ngrohje në dimër.

(Asnjë nga dhomat nuk ka krevat dopio për çift. Vetëm krevate teke sepse aktualisht banohet nga 2 studente)

Pallati ka 2 Ashensorë me çip dhe menaxhohet e mirëmbahet nga Administratori.

Pallati ka ujë me presion të mirë 24 orë sepse ka depozitë të madhe me pompë në bodrum për të gjitha apartamentet.

Zona është e mirë si për studentët e fakultetit të mjekësisë apo infermierisë sepse është pranë QSUT, ashtu edhe për familje sepse direkt përballë pallatit ndodhet Kopshti dhe Çerdhja Nr. 34 si edhe shkolla 9-vjecare Ardian Klosi.
Për zonën është vënë rishtazi edhe 1 linjë autobusi si edhe së shpejti nis ndërtimi i urës që lidh rrugën 5-Maji direkt me unazën e madhe.
Zona është e re dhe ende në zhvillim e ndërtim por ofron qetësi dhe perspektivë të mirë.

Apartamenti do jetë i disponueshëm që prej datës 10 Korrik 2026.

*Shënim me rëndësi që vlen vetëm për studentët: Preferohen max. 3 persona, dmth nga 1 për dhomë gjumi. Megjithatë duke qënë se njëra dhomë gjumi është më e madhe dhe ka 2 krevate teke brenda, lejohen deri 4 stundenta me po të njëjtën qera. Pra, deri në 4 Stundenta qeraja mbetet 50.000 Lek/muaj gjithsej.
Nëse jeni më shumë, për çdo Student shtesë (max. 6 persona në total. Dmth max. nga 2 studenta për dhomë gjumi), qeraja rritet me 5000 lekë/muaj.

Whatsapp: +355684687241

Të dhënat

SIPERFAQE

133 M2

GJENDJA

E re

KATI

1

TOTALI I KATEVE

4

ASHENSOR

Po

DHOME GJUMI

3

DHOME NDENJE

1

KUZHINE

1

BANJO

2

MOBILIMI

E mobiluar

PARKIM I JASHTEM

2

VITI I NDERTIMIT

2020+

Karakteristikat

Preferenca dhe pershtatshmeria: Ne kompleks rezidencial - Ne periferi

Detaje te tjera: Ballkon

Karakteristika te tjera: Sistem alarmi

Sistem kondicionimi: I ngrohte - i ftohte

Vetrata te jashtme: Dopio Xham - Metal

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Apartament

Publikuar më 05/06/2026