Supervizor Shitjesh
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
SUPERVIZOR SHITJESH
Për një nga kompanitë partnere, kërkojmë një Supervizor Shitjesh me përvojë në drejtimin e agjentëve dhe zhvillimin e shitjeve në terren. Pozicioni përfshin organizimin, mbështetjen dhe monitorimin e ekipit të agjentëve në territorin e caktuar brenda Shqipërisë.
Përgjegjësitë kryesore:
Drejton dhe koordinon punën e përditshme të agjentëve të shitjes nën supervizim.
Përcakton objektivat individualë dhe ndjek realizimin e tyre në përputhje me planin e shitjeve.
Organizon zonat e mbulimit, itineraret dhe planet e vizitave te klientët.
Shoqëron agjentët në terren, identifikon nevojat për përmirësim dhe ofron trajnim e udhëzim praktik.
Monitoron treguesit e performancës: shitjet, vizitat, klientët e rinj dhe mbulimin e territorit.
Zhvillon marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe mbështet ekipin në identifikimin e mundësive të reja.
Ndihmon në negociata dhe në zgjidhjen e problematikave me klientët.
Ndjek zbatimin e politikave tregtare, çmimeve dhe kushteve të bashkëpunimit.
Bashkëpunon me financën për ndjekjen e pagesave dhe me logjistikën për ecurinë e porosive.
Analizon aktivitetin e konkurrencës dhe propozon masa për rritjen e shitjeve.
Përgatit raporte periodike për rezultatet e ekipit dhe i raporton drejtuesit të shitjeve.
Kualifikimet dhe aftësitë:
Eksperiencë e mëparshme në shitje në terren dhe në supervizimin e agjentëve të shitjes.
Aftësi për të drejtuar, motivuar dhe zhvilluar një ekip.
Eksperiencë në punën me targete dhe analizimin e rezultateve.
Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe organizimi.
Njohuri të mira të Excel-it; përvoja me sisteme CRM përbën avantazh.
Gatishmëri për lëvizje dhe udhëtime brenda Shqipërisë.
Leje drejtimi e kategorisë B.
Arsimi i lartë në Administrim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme përbën avantazh.
PROFILI
Shitje-blerje-marketing
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Shitje-blerje-marketing
Publikuar më 23/10/2026


