NJOFTIME PUNE - TEKNIK NDERTIMI - Shoqëria “PE-VLA-KU” sh.p.k, nje ndër kompanitë më të njohura dhe më të mëdha ne fushën e ndërtimit.
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
NJOFTIME PUNE - TEKNIK NDERTIMI - SHOQËRIA “PE-VLA-KU” SH.P.K, NJE NDËR KOMPANITË MË TË NJOHURA DHE MË TË MËDHA NE FUSHËN E NDËRTIMIT.
Kerkon te punesoje:
- TEKNIK NDERTIMI
Detyrat
• Ndjek punimet ditore në kantier dhe kontrollon zbatimin sipas vizatimeve.
• Kryen dhe evidenton matjet, volumet dhe sasitë e materialeve.
• Kontrollon nivelet, kuotat, dimensionet dhe detajet e zbatimit.
• Koordinon brigadat, nënkontraktorët dhe magazinën.
• Mban evidenca ditore për punimet, materialet, punëtorët dhe problematikat.
• Kontrollon cilësinë dhe raporton devijimet teknike.
• Mbështet inxhinierin në situacione, preventivim, dorëzime dhe dokumentacion teknik.
Kualifikimet
• Arsim teknik profesional ose i lartë në profil ndërtimi.
• Minimumi 5 vite eksperiencë pune në kantier ndërtimi.
• Aftësi të mira në leximin e planimetrive, detajeve konstruktive dhe vizatimeve teknike.
• Njohuri praktike për proceset e betonit, muraturës, suvatimeve, rifiniturave dhe punimeve të jashtme.
• Aftësi në matje, llogaritje sasish dhe kontroll të volumeve të realizuara.
• Njohuri bazë të AutoCAD dhe përdorim i mirë i MS Office përbëjnë avantazh.
• Disiplinë, përgjegjshmëri, aftësi organizative dhe komunikim i mirë me ekipet në terren.
• Gatishmëri për punë dhe lëvizje ndërmjet projekteve sipas nevojave të kompanisë.
Kritere që përbëjnë avantazh:
• Eksperiencë në projekte rrugore ose rezidenciale.
• Njohuri bazë topografie dhe përdorimi i instrumenteve matëse përbëjnë avantazh.
• Patentë drejtimi kategoria B.
SHENIME
Te gjithë kandidatet e interesuar të dërgojnë CV-të e tyre në adresen [email protected]
ose te kontaktojne ne numrin e telefonit : +355 697085825
SHENIME:
Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.
NIVELI
Drejtues/Pergjegjes
PROFILI
Ndertim-industri-prodhim-perpunim
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
PE - VLA - KU
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Ndertim-industri-prodhim-perpunim
Publikuar më 28/09/2026


