njoftime pune - Inxhinier ndërtimi
Tirane • Tirane • Albania
1019
PËRSHKRIMI
NJOFTIME PUNE - INXHINIER NDËRTIMI
Inxhinier ndërtimi:
Kërkesa të përgjithshme
1. Të ketë mbaruar studimet e larta për inxhinieri ndërtimi
2. Të ketë eksperincë pune në zbatim për objekte civile, Preferohet të ketë eksperienca edhe
në fushën e projektimit .
3. Të ketë aftësi të mira komunikimi me drejtuesit, vartësit dhe punëtorët.
4. Të njohë mirë Legjislacionin për punimet e ndërtimit, kushtet teknike të zbatimit si dhe
detyrat e përgjegjësitë e inxhinierit të objektit.
5. Të njohë dhe të dijë të mbajë të gjitha dokumentat teknike dhe ligjore që përbëjnë
Dosjen e objektit, sipas legjislacionit përkatës
6. Të zotërojë njohuri dhe eksperinca për ndjekjen e zbatimit të projekteve prej fazës së
projektimit, zbatimit, kontrolleve të institucioneve deri në plotësimin e dosjes për Leje
përdorimi.
7. Të ketë njohuri komjuterike për programet bazë të paketës office si dhe programet e
inxhinierisë AutoCAD, Etabs apo çdo program tjetër inxhinierik
8. Të zotërojë mire të paktën një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze
9. Preferohet të ketë edhe Leje drejtimi për automjete.
Detyrat
1. Organizon punën në kantjer dhe drejton dhe kontrollon hap pas hapi zbatimin e projektit
2. Propozon dhe zgjidh në bashkëpunim me projektuesin dhe supervizorin problemet që
mund të lindin gjatë procesit të zbatimit
3. Merr pjesë së bashku me juristët e Shoqërisë në hartimin e kontratave me punonjësit si
dhe me shoqëritë nënsipërmarrëse si dhe ndjek me vëmendje zbatimin rigoroz të tyre.
4. Harton Vlerësimin e Riskut për kantjerin , bën instruktimin teknik të punonjësve për çdo
muaj si dhe sa herë hyjnë punonjës të rinj
5. Ka për detyrë të njoftojë drejtorinë e financës për çdo hyrje të re apo largim të
punonjësve.
6. Harton grafikun e punimeve si dhe bën përditësimin e tij vazhdimisht
7. Ka për detyrë të plotësojë të gjitha kushtet e kërkesat e Ligjit për mbrojtjen në punë dhe
sigurimin teknik të punëtorëve.
10. Harton situacionet mujore dhe i përcjellë në degën teknike të shoqëisë , shoqëruar me
librezat e masave dhe analizat e çmimeve.
11. Të ketë njohuri mbi koston e ndërtimit dhe të hartojë analizë kosto objekti çdo 6 muaj
12. Mban rregullisht kampjone betoni dhe ndjek provat laboratorike të tyre
13. Nuk lejon të futen në kantjer materiale e lëndë të para pa çertifikata cilësie
14. Çdo muaj harton Informacionin lidhur me të gjitha problematikat e muajit dhe e
raporton atë në degën teknike.
NIVELI
Profesioniste/Teknike
PROFILI
Ndertim-industri-prodhim-perpunim
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
FAB CONSTRUCTION
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
EXPIRED



