logo
Tracking pixel for ad 1499577
no image

Menaxher Marketingu

Tirane • Tirane • Albania

1019

PËRSHKRIMI

MENAXHER MARKETINGU

Tirana Cash and Carry kërkon një Menaxher Marketingu të motivuar dhe me përvojë për të zhvilluar dhe zbatuar strategji marketingu që rrisin prezencën e kompanisë në tregun B2B dhe forcojnë marrëdhëniet me bizneset partnere. Ky rol ka një rëndësi kyçe në planifikimin, koordinimin dhe ekzekutimin e aktiviteteve promovuese dhe komunikimit, me qëllim rritjen e shitjeve dhe forcimin e markës.

Detyrat:
Hartimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut të fokusuara në klientët B2B, në përputhje me objektivat e kompanisë.
Krijimi dhe menaxhimi i fushatave promovuese për bizneset partnere (markete, restorante, hotele, etj.).
Menaxhimi i komunikimit me klientët ekzistues dhe potencialë përmes kanaleve të ndryshme (email marketing, social media, evente, etj.).
Analizimi i tregut, ndjekja e trendeve dhe konkurencës për të identifikuar mundësi të reja rritjeje.
Zhvillimi i materialeve promovuese (broshura, katalogë, fletëpalosje, përmbajtje dixhitale) për produkte dhe oferta.
Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve për të krijuar fushata të përbashkëta që shtyjnë performancën komerciale.
Organizimi i eventeve promovuese, ekspozitave dhe prezantimeve për klientët B2B.
Raportimi periodik mbi performancën e fushatave dhe aktivitetit të marketingut.

Kualifikimet:
Diplomë universitare në Marketing, Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme.
Minimumi 10 vite eksperiencë në marketing ku min 5 vite pozicione drejuese, preferohet në sektorin B2B dhe/ose FMCG (produkte të konsumit të shpejtë).
Njohuri të mira të strategjive dhe mjeteve të marketingut modern (përfshirë dixhitalin).
Aftësi shumë të mira analitike dhe planifikimi.
Aftesi shume te mira te ndërtimit të strategjisë së marketimit ne rrjetet sociale për B2B.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi projektesh.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane (shkrim dhe të folur).
Njohuri të programeve MS Office; përvoja me mjete CRM dhe marketing automation përbën avantazh.

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.
Ambient pune profesional dhe dinamik
Mundësi për zhvillim të mëtejshëm profesional
Pagesë konkurruese në përputhje me eksperiencën
Sigurim privat shendetsor.

Te interesuarit të dërgojnë CV dhe letër interesi ne adresen e emailit [email protected] ose te tel ne 0694065550

NIVELI

Menaxhere

PROFILI

Shitje-blerje-marketing

ARSIMI

I larte

DETAJET E KOMPANISE

EMRI I KOMPANISE

Tirana Cash and Carry

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

EXPIRED