Vilë Moderne me Pishinë pranë TEG – Mundësi Ekskluzive Personalizimi
Periferi • Prane Teg • Tirane • Albania
€ 895.000
457 m2
Sipërfaqja
4
Banjo
3
Kati
4
Ambjente
Përshkrimi
VILË MODERNE ME PISHINË PRANË TEG – MUNDËSI EKSKLUZIVE PERSONALIZIMI
Shitet vilë luksoze dhe moderne 3-katëshe në një nga zonat më elitare të Tiranës, në Mjull Bathore, vetëm pak minuta larg TEG. Vila karakterizohet nga hapësira jashtëzakonisht të bollshme, organizim perfekt për familje, ndriçim maksimal nga vetratat e mëdha të xhamit dhe një zonë fantastike relaksi me pishinë private.
Statusi i Punimeve (Mundësi për Investitorin):
Punimet strukturore dhe inxhinierike të vilës janë përfunduar. Mbeten per tu kryer proceset e fundit si patinim, lyerje, shtrimi i pllakave, etj. Kjo per ti lene blerësit mundesi personalizimi.
Tipologjia e Brendshme:
• 4 Dhoma Gjumi të bollshme dhe me dritë natyrale.
• 2 Sallone të Mëdha ndenjeje (ideale për ndarjen e zonës së pritjes nga ajo familjare).
• 4 Banja moderne.
Të dhënat Teknike dhe Sipërfaqet:
• Sipërfaqja e Parcelës (Truallit): 639.7 m²
• Siprfaqe ndertimi (total): 457 m2
• Kati -1: 91.4 m² (Garazh i bollshëm dhe depo uji / teknike)
• Kati 0: 148 m² (Sallon i madh ndenjeje, ambient ngrënieje, kuzhinë dhome gjumi me banje, banjë dite, dhe lavanderi. Akses në oborr e pishinë)
• Kati 1: 175 m² (Salloni i dytë, 3 dhoma gjumi, dhe 2 banja)
• Kati 1 Ballkon/Verandë: 42.5 m² me pamje fantastike dhe të hapur
• Pishina Private: 33.1 m²
Karakteristikat Kryesore:
• Arkitekturë moderne kontemporane me vetrata të mëdha xhami.
• Oborr i gjelbëruar dhe pishinë private funksionale.
• Vendndodhje strategjike që garanton privatësi, siguri dhe akses të shpejtë me autostradën.
• Vjen me projekt interiori nga studio arkitekture.
Të dhënat
SIPERFAQE
457 M2
GJENDJA
Ne ndertim
TOTALI I KATEVE
3
ASHENSOR
Jo
DHOME GJUMI
4
DHOME NDENJE
2
KUZHINE
1
BANJO
4
MOBILIMI
E pamobiluar
PARKIM NE GARAZH
3
VITI I NDERTIMIT
2020+
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Ne kompleks vilash - Shtepi luksi
Detaje te tjera: Garazh - Ballkon - Kopesht
Karakteristika te tjera: Pishine
Sistem kondicionimi: Autonom - I ngrohte - i ftohte
Vetrata te jashtme: Xham i trefishte - Metal
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Vilë
Publikuar më 12/10/2026


