Vilë Individuale Luksoze në shitje | Green Coast 2
Green Coast 2 • Palase • Albania
€ 1.579.442
493 m2
Sipërfaqja
4
Banjo
4
Ambjente
Përshkrimi
VILË INDIVIDUALE LUKSOZE NË SHITJE | GREEN COAST 2
Në një nga rezidencat më elitare të rivierës shqiptare ofrohet për shitje kjo vilë individuale me pishinë private me standarde të larta ndërtimi, e pozicionuar në Green Coast 2, Palasë.
Vila është e organizuar në 3 nivele dhe është projektuar me arkitekturë moderne, hapësira të bollshme dhe orientim perfekt, duke krijuar privatësi maksimale dhe lidhje natyrale mes ambienteve të brendshme dhe atyre të jashtme.
📐 Të dhëna mbi pronën:
▪️ Sipërfaqe trualli: 493.67 m²
▪️ Sipërfaqe totale ndërtimi: 473.30 m²
▪️ Sipërfaqe e brendshme: 353.99 m²
▪️ Sipërfaqe veranda dhe pergola: 94.81 m²
▪️ Sipërfaqe pishine private: 24.50 m²
▪️ 2 poste parkimi private
🏠 Organizimi i vilës:
▪️ 4 dhoma gjumi
▪️ Sallon i madh pritjeje
▪️ Ambient ngrënieje
▪️ Kuzhinë moderne
▪️ 4 tualete
▪️ Ambient lavanderie
▪️ Veranda panoramike në disa nivele
▪️ Pergola relaksuese
▪️ Pishinë private
▪️ Ambiente çlodhëse në pjesën e jashtme
▪️ Oborr privat i sistemuar
Zona e ditës është konceptuar me hapësira të mëdha dhe ndriçim natyral maksimal, falë fasadave të mëdha prej xhami dhe daljeve direkte në verandë dhe në ambientin e pishinës.
Kati i sipërm është i organizuar në mënyrë funksionale me 4 dhoma gjumi dhe ambiente relaksi, duke ofruar privatësi dhe komoditet maksimal për banim apo pushime.
Arkitektura moderne me kombinim guri natyral, druri dekorativ dhe elementësh minimalistë e bën këtë pronë një nga vilat më ekskluzive në Green Coast 2.
📍 Ideale për rezidencë private luksoze ose investim premium në rivierën shqiptare.
Të dhënat
SIPERFAQE
493 M2
DHOME GJUMI
4
BANJO
4
VITI I NDERTIMIT
2020+
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Ne kompleks vilash
Sistem kondicionimi: Qendror
Vetrata te jashtme: Dopio Xham - Metal
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Vilë
Publikuar më 05/06/2026


