logo
Tracking pixel for ad 1807960
no image

SHESIM APARTAMENT 2+1+2 - DOWNTOWN ONE TIRANA

Rruga Elbasanit • Downtown • Tirane • Albania

€ 950.000

154 m2

Sipërfaqja

Përshkrimi

SHESIM APARTAMENT 2+1+2 - DOWNTOWN ONE TIRANA

Shesim apartament 2+1+2 në katin e 24-të të një prej rezidencave më ikonike në zemër të Tiranës, me pamje panoramike spektakolare mbi qytetin.

Apartamenti është konceptuar për të ofruar komoditet maksimal dhe një stil jetese bashkëkohor, me ambiente të bollshme dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Zona e ditës përbëhet nga një sallon elegant me hapësirë ngrënieje dhe kuzhinë moderne të integruar, e pajisur me materiale dhe pajisje cilësore. Dy dhomat e gjumit ofrojnë privatësi dhe rehati, ndërsa dy tualetet janë realizuar me standarde të larta përfundimi.

Vetratat e mëdha nga dyshemeja në tavan krijojnë një lidhje të vazhdueshme me panoramën e qytetit, duke sjellë dritë natyrale dhe një atmosferë unike në çdo ambient. Mobilimi premium, organizimi funksional dhe detajet e përzgjedhura me kujdes e bëjnë këtë pronë ideale si për banim ashtu edhe për investim.

Pozicionimi në një nga adresat më prestigjioze të kryeqytetit garanton akses të menjëhershëm në qendrat tregtare, restorante, institucione, zyra dhe të gjitha shërbimet kryesore urbane.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni. CPM141885

Të dhënat

SIPERFAQE

154 M2

GJENDJA

E re

KATI

24

ASHENSOR

Po

MOBILIMI

E mobiluar

Karakteristikat

Preferenca dhe pershtatshmeria: Ne kompleks rezidencial - Zone qendrore - Shtepi luksi

Sistem kondicionimi: Autonom

Vetrata te jashtme: Dopio Xham - PVC

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Apartament

Publikuar më 18/06/2026

Kontakto njoftuesin