Qira, Apartament 2+1+2+2blk+Post Parkimi, Fresk, 50.000 Leke/muaj
Fresku • Rruga Dajtit • Tirane • Albania
ALL 50.000
100 m2
Sipërfaqja
2
Banjo
2
Ambjente
Përshkrimi
QIRA, APARTAMENT 2+1+2+2BLK+POST PARKIMI, FRESK, 50.000 LEKE/MUAJ
Karakteristika te prones:
– Apartament 2+1
– Zona Fresk
– Rruga Dajtit, prane Maxi Caffe
– Pallat i ri
– Kati 3 banim, me ashensor
– I mobiluar
– Siperfaqja 100m²
– Cmimi 50.000 Leke/muaj
Disponon Post Parkimi
Jepet me qira apartament 2+1, i pozicionuar në katin e 3-të të një pallati të ri me ashensor, në zonën e Freskut, Rruga e Dajtit, prane Maxi Caffe.
Apartamenti organizohet në një sallon të bollshëm me dritë natyrale, i integruar me ambientin e gatimit modern, me dalje ne ballkon dhe plotësisht të pajisur me të gjitha elektroshtepiaket e nevojshme.
Zona e fjetjes përbëhet nga dy dhoma gjumi të mobiluara me krevate dopio, ku njëra prej dhomave disponon tualet personal, ndërsa tjetra ka dalje në ballkon. Prona ofron gjithashtu edhe një tualet të dytë funksional dhe dy ballkone, duke siguruar komoditet dhe prakticitet maksimal.
Apartamenti është i pajisur me kondicioner për ngrohje dhe ftohje, si edhe me sobë me dru, duke ofruar një ambient të ngrohtë dhe komod gjatë gjithë vitit.
Zona është e qetë dhe e sigurt, me të gjitha facilitetet e nevojshme në afërsi, si supermarkete, kafene, restorante dhe shërbime të tjera që e bëjnë jetesën më të lehtë.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutem kontaktoni!
Të dhënat
SIPERFAQE
100 M2
KATI
3
ASHENSOR
Po
DHOME GJUMI
2
DHOME NDENJE
1
KUZHINE
1
BANJO
2
MOBILIMI
E mobiluar
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Ne periferi
Detaje te tjera: Garazh - Ballkon
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Apartament
Publikuar më 08/06/2026


