Okazion, Shitet Apartament 2+1+2+Blk+D, Secret Garden Residence, 228.000 Euro
Teg • Secret Garden Residence • Tirane • Albania
€ 228.000
103 m2
Sipërfaqja
2
Banjo
2
Ambjente
Përshkrimi
OKAZION, SHITET APARTAMENT 2+1+2+BLK+D, SECRET GARDEN RESIDENCE, 228.000 EURO
Karakteristikat e Prones:
– Apartament 2+1+2
– Secret Garden Residence, Teg
– Kati 1
– Siperfaqja Bruto 103.64m²
– Siperfaqja Neto 91.6m²
– Cmimi 228.000 Euro
Shitet apartament 2+1+2, i pozicionuar në katin e parë të një prej palacinave të Secret Garden Residence, në zonën e TEG-ut. Me një sipërfaqe bruto prej 103.64 m² dhe sipërfaqe neto prej 91.6 m², prona ofron një kubaturë të rregullt dhe organizim funksional, ku çdo metër katror është shfrytëzuar në mënyrë optimale, duke krijuar ambiente praktike dhe lehtësisht të mobilueshme.
Organizimi i brendshëm:
Sallon ndenjjeje i kombinuar me ambientin e gatimit dhe ngrënies
Dy dhoma gjumi
Dy tualete, secili me dritare
Ballkon me akses nga salloni dhe njëra prej dhomave të gjumit
Depo e veçantë
Ballkoni do të pajiset me një vetratë të madhe xhami, duke krijuar një lidhje vizuale harmonike me ambientet e brendshme dhe një ndjesi më të hapur të hapësirës.
Cilësia e ndërtimit dhe përfundimet
Apartamenti ndodhet në fazën përfundimtare të punimeve dhe do të dorëzohet me ambientet e brendshme të përfunduara, shtrim me parket të një marke premium dhe ambiente sanitare të kompletuara.
Rezidenca dallohet për arkitekturën bashkëkohore, fasadën e jashtme të veshur me gurë dekorativë dhe izolimin termik me lesh guri, elemente që ndërthurin estetikën me efikasitetin energjetik dhe komfortin e banimit.
Hapësira të gjelbra dhe koncept bashkëkohor
Përgjatë hyrjes drejt apartamentit do të krijohet një lulishte, ndërsa postet e parkimit të pozicionuara përpara vilës do të mbulohen dhe tarraca e tyre do të shfrytëzohet si hapësirë e gjelbër e mbjellë me bimësi. Ky koncept kontribuon në një pamje më harmonike nga apartamentet dhe ndërthur funksionalitetin me elementet natyrore.
Privatësi, qetësi dhe akses në facilitete
Secret Garden Residence ofron një koncept banimi të orientuar drejt privatësisë dhe qetësisë, larg ritmit të ngarkuar të akseve kryesore urbane. Pozicionimi pranë TEG-ut mundëson akses të lehtë në qendra tregtare, supermarkete dhe shërbime të tjera të përditshme, duke kombinuar një ambient të qetë banimi me komoditetin e afërsisë ndaj faciliteteve.
Mundësi shtesë: Disponohet mundësia e blerjes së një posti parkimi me pagesë shtesë.
Çmimi dhe karakteristikat e kësaj prone e bëjnë një alternativë interesante si për banim personal, ashtu edhe për investim afatgjatë.
Të dhënat
SIPERFAQE
103 M2
KATI
1
DHOME GJUMI
2
DHOME NDENJE
1
KUZHINE
1
BANJO
2
MOBILIMI
E pamobiluar
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Ne kompleks rezidencial
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Apartament
Publikuar më 20/10/2026


