logo
Tracking pixel for ad 1578531
no image

MOS E HUMB

Mos E Humb

Periferi • 11 • Korce • Albania

€ 1

554 m2

Sipërfaqja

Përshkrimi

MOS E HUMB

HITET / JEPET ME QIRA – OBJEKT BIZNESI & MAGAZINË ME OBORR TË MADH
📍 Korçë – Dishnicë, Km 2 | Vendndodhje strategjike në aksin rrugor kryesor
Golden Home Korçë sjell në treg një objekt biznesi të përshtatshëm për një gamë të gjerë aktivitetesh, me sipërfaqe të konsiderueshme ndërtimi dhe trualli, duke e bërë këtë pronë ideale për kompani që kërkojnë shërbim logjistik, prodhim, magazinim ose ekspozim produktesh.
🔹 INFORMACION I PLOTË MBI PRONËN
📐 Sipërfaqet
Sipërfaqe Trualli: 555.50 m² – e gjithë sipërfaqja është plotësisht e shfrytëzueshme
Sipërfaqe Ndërtimi: 264 m² për çdo kat
Total ndërtim: rreth 528 m² në 2 kate
Objekti ofron mundësi organizimi të brendshëm sipas nevojave të biznesit – ambiente të hapura, të përshtatshme për makina, makineri pune, rafte magazinimi ose ekspozitorë.
🚗 OBORR I MADH – I PËRSHTATSHËM PËR ÇDO LLOJ BIZNESI
Prona ka oborr të gjerë, një element shumë i rëndësishëm për bizneset serioze.
Hapësirë e mjaftueshme për parkimin e disa automjeteve
Mundësi manovrimi për kamionë dhe mjete të tonazhit të rëndë
I përshtatshëm për ngarkim–shkarkim mallrash në mënyrë të sigurt dhe komode
Terren i zhvillueshëm për qëllime të ndryshme sipas llojit të aktivitetit
🏗️ STRUKTURA DHE GJENDJA
Objekti është i ndërtuar me konstruksion të fortë, i përshtatshëm për përdorim afatgjatë
Ka funksionuar për shumë vite si mobileri, pra është i përshtatshëm për:
✔ magazinë
✔ fasoneri
✔ prodhimtari
✔ punishte
✔ show-room
✔ pikë distribucioni
✔ qendër shërbimesh
Ambientet janë të hapura dhe të lehta për përshtatje sipas kërkesës së biznesit
📍 VENDNDODHJA
Korçë – Dishnicë, Km 2 – një zonë me qarkullim konstant
Akses i drejtpërdrejtë dhe i lehtë nga rruga kryesore
Pozicion ideal për biznese që kërkojnë shërbim logjistik afër qytetit, por me hapësirë të madhe operimi
Mundësi shumë e mirë ekspozimi falë pozicionit në aks rrugor
💰 ÇMIMET
Qira: 900 € / muaj
Shitje: 260,000 €
Çmime shumë të favorshme, duke marrë parasysh sipërfaqen, lokacionin dhe funksionalitetin e objektit.
📞 KONTAKTI
Golden Home Korçë
📱 0695531835 | 0688298989 | 0695847638 | 0684171717

Të dhënat

SIPERFAQE

554 M2

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Magazinë

Publikuar më 16/12/2025

Kontakto njoftuesin