Apartament Luksoz 1+1 në shitje ne Qender
Siri Kodra • Rruga Siri Kodra • Tirane • Albania
ALL 22.500.000
81 m2
Sipërfaqja
1
Banjo
1
Ambjente
Përshkrimi
APARTAMENT LUKSOZ 1+1 NË SHITJE NE QENDER
Ofrohet për shitje një apartament modern dhe super luksoz i tipologjisë 1+1, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe me akses të shpejtë me qendrën e qytetit, në rrugën "Siri Kodra".
Prona ndodhet në një pallat të ri cilësor me ashensor dhe administrim të rregullt.
Apartamenti është i investuar me arkitekt në çdo detaj, duke ofruar një stil bashkëkohor, mobilim premium dhe shfrytëzim maksimal të hapësirës.
Tiparet Kryesore të Pronës:
Tipologjia: Apartament 1+1 (Sallon me Kuzhinë, Dhomë Gjumi, Tualet, Verande)
Mobilim i Brendshëm (Interior Design):
-Salloni: Divan luksoz me kthinë (chaise longue), me ngjyra neutrale toke dhe detaje elegante. Muri i TV-së është i veshur me pllaka me teksturë guri, ndriçim me shina magnetike (magnetic track lights) dhe dyer "Filomuro" të integruara në mënyrë perfekte në muraturë.
-Kuzhina & Ngrënia: Kuzhinë me dizajn modern, e pajisur me elektroshtëpiake të nivelit të lartë, spërkatës/mur mermeri me vena (Calacatta) dhe tavolinë ngrënieje me sipërfaqe mermeri e karrige komode velur.
Punime te cilesise së Lartë:
-Parket cilësor në të gjithë sipërfaqen.
- Tavanë të varur me spot-e të fshehura dhe ndriçim arkitektural LED.
- Dritare të mëdha me profil cilësor që mundësojnë ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, të shoqëruara me perde elegante me palosje.
- Veshje muri dekorative me dru natyral që i japin ambientit ngrohtësi dhe luks.
Specifikime Shtesë:
Vendndodhja: Rruga "Siri Kodra" zonë e zhvilluar, pranë çdo shërbimi të nevojshëm (supermarkete, farmaci, shkolla, transport publik).
Ndërtimi: Pallat i ri me standarde të larta ndërtimi, izolim akustik dhe termik.
Dokumentacioni: Me certifikatë pronësie të rregullt.
* Mundesohet dhe 1 post parkimi me cmim ekstra (3.000.000 lek)
Ky apartament është zgjedhja ideale si për banim komod e luksoz, ashtu edhe për investim (me rentabilitet mjaft të lartë për qira ditore Airbnb/Booking apo qira afatgjatë).
📞 Për më shumë informacion apo për të caktuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!
Të dhënat
SIPERFAQE
81 M2
ASHENSOR
Po
DHOME GJUMI
1
BANJO
1
MOBILIMI
E mobiluar
VITI I NDERTIMIT
2011-2015
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Zone qendrore
Detaje te tjera: Ballkon
Sistem kondicionimi: Qendror
Vetrata te jashtme: Dopio Xham - Metal
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Apartament
Publikuar më 02/10/2026


