Supervizor Shpërndarje Fletëpalosjesh - Profesionisti
Tirane • Tirane • Albania
1019
PËRSHKRIMI
SUPERVIZOR SHPËRNDARJE FLETËPALOSJESH - PROFESIONISTI
Pozicioni i punës: "Supervizor Shpërndarje Fletëpalosjesh"
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës: Tiranë
Përshkrimi i punës:
Agjensia Rekrutimit Profesionisti fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin: Supervizor Shpërndarje Fletëpalosjesh për një klient të saj.
Qëllimi i Pozicionit:
Pozicioni "Supervizor Shpërndarje Fletëpalosjesh" ka për qëllim të sigurojë transportin dhe shpërndarjen e materialeve promocionale në zonat e caktuara, duke garantuar efikasitet në proces dhe mbikëqyrje të ekipit që kryen shpërndarjen në terren.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Drejtimi i automjetit të kompanisë për transportin e materialeve të marketingut në zonat e shpërndarjes.
Menaxhimi dhe koordinimi i përditshëm i punës së ekipit të shpërndarësve.
Sigurimi që fletëpalosjet të shpërndahen në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me planin e shpërndarjes.
Hartimi i raporteve të thjeshta për ecurinë dhe vërejtjet nga terreni.
Kujdesi për gjendjen teknike të automjetit dhe respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
Leje drejtimi kategoria B (minimumi 2 vite përvojë aktive në drejtim).
Eksperiencë e mëparshme në shpërndarje ose mbikëqyrje terreni është përparësi.
Aftësi organizative dhe menaxhimi grupi.
Disponueshmëri për të punuar në orare fleksibël dhe në terren.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682057072.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Transport-logjistike-sigurim prone
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
PROFESIONISTI
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
EXPIRED



