SPECIALIST/E LABORATORI
Elbasan • Elbasan • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
SPECIALIST/E LABORATORI
Omnes në emër të një klienti është në kërkim të një Specialisti/e Laboratori në Elbasan.
Kompania operon në fushën e:
• Rafinimit, neutralizimit, zbardhjes dhe filtrimit të vajrave ushqimore;
• Përpunimit të vajrave bimore, vajit të ullirit dhe vajrave të farërave;
• Prodhimit të vajrave të rafinuar dhe produkteve të specializuara për përdorim ushqimor dhe industrial;
Detyrat kryesore:
• Kryerja e analizave fiziko-kimike të lëndëve të para, produkteve në proces dhe produkteve finale;
• Përdorimi i pajisjeve laboratorike dhe monitorimi i parametrave të cilësisë;
• Kryerja dhe interpretimi i analizave të steroleve, aciditetit, lagështisë dhe parametrave të tjerë të cilësisë;
• Evidentimi dhe raportimi i rezultateve laboratorike;
• Zbatimi i procedurave të kontrollit të cilësisë dhe standardeve të sigurisë ushqimore.
Kualifikimet:
• Diplomë universitare në Kimi, Kimi Ushqimore, Biokimi, Teknologji Ushqimore.
• Përvojë pune në laboratorë analizash ose industri ushqimore përbën avantazh;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Kushtet e punës:
• Orari: E hënë – E shtunë, 09:00 – 17:00;
• Punësim afatgjatë në një industri në zhvillim;
• Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnimi.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: [email protected]
NIVELI
Profesioniste/Teknike
PROFILI
Ndertim-industri-prodhim-perpunim
ARSIMI
I larte
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
OMNES
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Ndertim-industri-prodhim-perpunim
Publikuar më 23/06/2026


