Shop Assistant - Neptun Kolona
Tirane • Tirane • Albania
Me Turne
PËRSHKRIMI
SHOP ASSISTANT - NEPTUN KOLONA
Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
BALFIN Grup është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.
Përmbledhja e Pozicionit: Asistenti i Dyqanit është përgjegjës për plotësimin e kërkesave logjistike operative të dyqanit duke shërbyer si koordinator, ndjekës të plotësimit të nevojave të dyqanit dhe stafit në përmbushjen e detyrave të tyre funksionale në arritjen e objektivave të biznesit.
Pozicioni: Asistent Dyqani, Neptun Kolona
Departmenti: Retail
Vendodhja: Tiranë
Detyrat dhe përgjegjësitë në ekipin tonë:
Përgjegjës për pregatitjen e dokumentacionit për operatorët e serviseve sikurse instruktuar nga kompania;
Përgjegjës për hedhjen në sistemet respektive të partnerëve apo intranet të Neptun të të dhënave përkatëse të garancive;
Asistim i klienteve për hedhjen online të garancive të produkteve kurdo që është e aplikueshme;
Suporti dhe ndjekja e finalizimit të procesit të post-shitjes për operatorin financiar IUTE; hedhja në sistem e të dhënave, printim i kontratave, firmosja e tyre, finalizimi i disbursimit dhe rakordimi i të dhënave me IUTE dhe/ose departamentin e financës Neptun (administrimi i kontratave origjinale dhe praktikave të kredive IUTE);
Pregatit cdo ditë raportet për menaxhimin e dyqanit sikurse dhe të tjera nqs kërkohen nga menaxhimi i dyqanit, si p.sh. performanca e stafit sipas treguesve përkatës të KPI-s, raporti i cross-selling, etj;
Organizon dhe koordinon transportet e dërgesave ne shtëpitë e klientëve dhe instalimet me shoferet, CC apo dyqanet e tjera;
Organizon dhe koordinon instalimet e AC me ES dhe CC; Raportimi dhe kuadrimi mujor;
Përgjegjës për ndjekjen e shpërndarjes së mjeteve të marketingut, fotot dhe kontaktet me departamentin e marketingut për të transmetuar kërkesat/nevojat e dyqanit për mjete marketing;
Përgjegjës për mbajtjen e listë-prezencës, turneve dhe komunikimin me HR (dërgimi sipas afateve dhe formateve përkatëse);
Përgjegjës për plotësimin e nevojave kancelarike dhe logjistike të dyqanit;
Dërgimi i ofertave të pregatitura nga stafi menaxherial i dyqanit tek klientët dhe palët e treta (institucionet, kompanitë private etj) dhe mbajtja e korrespondencës sipas kërkesave të tyre duke vendosur gjithmone në dijeni menaxhimin e dyqanit.
Kualifikime të tjera:
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe verbale);
Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office; excel; Word;
I aftë për të punuar në grup dhe aftësi shumë të mira komunikuese;
I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese.
Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën [email protected] në numrin e kontaktit +355689000089/+355697069568 (WhatsApp)
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Sherbim klienti
ARSIMI
I mesem
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Neptun
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Sherbim klienti
Publikuar më 30/06/2026


