Shitese
Lezhe • Lezhe • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
SHITESE
HR Studio është në kërkim të një Konsulenteje Shitjesh për një kompani kliente në Lezhë.
Kërkojmë një person të komunikueshëm dhe të motivuar, që e sheh shitjen jo vetëm si prezantim produkti, por si aftësi për të kuptuar klientin, për ta këshilluar dhe për të krijuar një eksperiencë pozitive gjatë gjithë procesit të blerjes.
Detyrat kryesore:
Mirëpritja dhe asistimi i klientëve;
Identifikimi i nevojave dhe këshillimi për produktet e përshtatshme;
Prezantimi profesional i produkteve dhe avantazheve të tyre;
Ndjekja e klientit deri në finalizimin e shitjes;
Kujdesi për ekspozimin, sistemimin dhe paraqitjen e produkteve;
Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve të mira me klientët;
Kontributi në realizimin e objektivave individuale dhe të ekipit.
Kriteret:
Preferohet eksperiencë në shitje ose shërbim ndaj klientit;
Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi;
Qasje pozitive dhe orientim drejt zgjidhjes;
Përgjegjshmëri dhe korrektësi;
Aftësi organizative dhe bashkëpunimi në ekip;
Motivim për të arritur objektivat e shitjes.
Ofrohet:
Pagë konkurruese;
Ambient pune profesional;
Trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme;
Stabilitet dhe mundësi zhvillimi profesional.
📍 Vendndodhja: Lezhë
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Sherbim klienti
ARSIMI
9 vjeçar
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
HR STUDIO
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Sherbim klienti
Publikuar më 01/10/2026


