Shitese
Vlore • Vlore • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
SHITESE
HR Studio është në kërkim të një Konsulenteje Shitjesh për një kompani kliente në Vlorë.
Kërkojmë një profil energjik, komunikues dhe të orientuar drejt klientit, që di të kuptojë nevojën e tij dhe ta shndërrojë eksperiencën në dyqan/showroom në një proces profesional dhe të këndshëm shitjeje.
Detyrat kryesore:
Prezantimi dhe promovimi i produkteve tek klientët;
Këshillimi i klientëve dhe orientimi drejt produktit më të përshtatshëm;
Menaxhimi i procesit të shitjes nga kontakti i parë deri në finalizim;
Informimi i saktë mbi produktet, çmimet dhe ofertat;
Kujdesi për ekspozimin dhe sistemimin e produkteve;
Ndërtimi i një marrëdhënieje pozitive dhe profesionale me klientët;
Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e objektivave të shitjes.
Kriteret:
Preferohet eksperiencë e mëparshme në shitje, retail ose showroom;
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
Orientim drejt klientit dhe rezultateve;
Energji pozitive, korrektësi dhe përgjegjshmëri;
Aftësi për të punuar në mënyrë të organizuar dhe në ekip.
Ofrohet:
Pagë konkurruese;
Ambient pune profesional dhe dinamik;
Trajnim dhe mbështetje në përshtatjen me pozicionin;
Mundësi për zhvillim profesional dhe afatgjatë.
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Sherbim klienti
ARSIMI
9 vjeçar
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
HR Studio
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Sherbim klienti
Publikuar më 01/10/2026


