logo
Tracking pixel for ad 1858911
no image

Pirunist

Tirane • Tirane • Albania

Full Time

PËRSHKRIMI

PIRUNIST

HR Studio po kërkon për një nga kompanitë partnere një Pirunist / Operator Piruni, i cili do të jetë përgjegjës për lëvizjen, sistemimin dhe ngarkim-shkarkimin e mallrave dhe materialeve në magazinë, duke garantuar siguri dhe korrektësi gjatë punës.

Detyrat kryesore:
Kryen ngarkimin, shkarkimin dhe transportimin e mallrave me pirun.
Sistemon produktet dhe materialet në hapësirat e përcaktuara të magazinës.
Përgatit dhe lëviz mallrat sipas porosive dhe nevojave operative.
Kontrollon gjendjen e pirunit përpara fillimit të punës dhe raporton çdo problem teknik.
Kujdeset për përdorimin korrekt dhe mirëmbajtjen bazë të pajisjes.
Bashkëpunon me magazinierët dhe ekipin e logjistikës për organizimin e lëvizjeve të mallrave.
Respekton procedurat e sigurisë gjatë manovrimit dhe transportimit të ngarkesave.
Kujdeset për shmangien e dëmtimeve të produkteve gjatë ngarkim-shkarkimit.
Mban të rregullt dhe të sigurt zonën e punës.

Kriteret:
Eksperiencë e mëparshme si Pirunist / Operator Piruni.
Aftësi dhe eksperiencë në përdorimin e pirunit dhe pajisjeve të magazinës.
Leje/dëshmi për përdorimin e pirunit, sipas kërkesave të pozicionit.
Njohuri mbi rregullat e sigurisë në magazinë.
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe kujdes në punë.
Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzimet.
Gatishmëri për punë dinamike në ambient magazine.

NIVELI

Profesioniste/Teknike

PROFILI

Transport-logjistike-sigurim prone

ARSIMI

9 vjeçar

I mesem

DETAJET E KOMPANISE

EMRI I KOMPANISE

HR Studio

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Transport-logjistike-sigurim prone

Publikuar më 01/10/2026