logo
Tracking pixel for ad 1871975
no image

njoftime pune - Specialist/e Blerje

Tirane • Tirane • Albania

Full Time

PËRSHKRIMI

NJOFTIME PUNE - SPECIALIST/E BLERJE

SMART HOME ALBANIA
Kerkon te punesoje:

Specialist/e Blerje
Përgjegjësitë Kryesore
Menaxhon procesin e blerjeve nga identifikimi i nevojave deri në mbërritjen e produkteve.
Komunikon dhe ndjek marrëdhëniet me furnitorët vendas dhe ndërkombëtarë.
Kërkon oferta, krahason çmime dhe negocion kushte komerciale kur është e nevojshme.
Përgatit dhe dërgon porositë (Purchase Orders) sipas procedurave të kompanisë.
Ndjek statusin e porosive dhe siguron dorëzimin në kohë. Bashkëpunon ngushtë me departamentin e shitjeve, magazinën, financën dhe logjistikën për planifikimin e blerjeve.
Monitoron nivelet e stokut dhe propozon blerje bazuar në analizën e konsumit dhe parashikimeve.
Kontrollon dokumentacionin e blerjeve dhe koordinon proceset e importit me partnerët logjistikë dhe doganorë. Përditëson të dhënat e produkteve, çmimeve dhe furnitorëve në sistem.
Përgatit raporte periodike mbi blerjet, kostot, stokun dhe performancën e furnitorëve.
Kontribuon në optimizimin e proceseve të blerjeve dhe reduktimin e kostove.

Kualifikimet
Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi, Logjistikë ose fusha të ngjashme.
Minimumi 1 vit eksperiencë në blerje, import, logjistikë ose supply chain.
Njohuri mbi proceset e importit dhe dokumentacionin përkatës përbëjnë avantazh.
Eksperiencë në komunikimin me furnitorë ndërkombëtarë përbën avantazh.
Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Eksperiencë me ERP ose sisteme të menaxhimit të inventarit përbën avantazh.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, me shkrim dhe komunikim verbal.
Aftësitë që kërkojmë Aftësi shumë të mira organizative dhe planifikuese.
Mendim analitik dhe orientim ndaj detajeve.
Aftësi negociuese dhe komunikim profesional.
Menaxhim i mirë i prioriteteve dhe afateve.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip. Integritet dhe përgjegjshmëri në menaxhimin e proceseve.

Çfarë ofrojmë
Mundësi zhvillimi profesional në një kompani në rritje. Trajnime të vazhdueshme dhe zhvillim i kompetencave. Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
Përfshirje në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.

Apliko duke derguar CV-ne tende ne: [email protected]

NIVELI

Drejtues/Pergjegjes

PROFILI

Shitje-blerje-marketing

DETAJET E KOMPANISE

EMRI I KOMPANISE

SMART HOME ALBANIA

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Shitje-blerje-marketing

Publikuar më 13/10/2026

Kontakto njoftuesin