njoftime pune - PUNETOR I BAZES NE NDERTIM - Shoqëria AIC SHPK, pjesë e sektorit të ndërtimit dhe investimeve prej vitit 2014
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
NJOFTIME PUNE - PUNETOR I BAZES NE NDERTIM - SHOQËRIA AIC SHPK, PJESË E SEKTORIT TË NDËRTIMIT DHE INVESTIMEVE PREJ VITIT 2014
Shpall të hapur pozicionin e:
- PUNETOR I BAZES NE NDERTIM, për kantier ndërtimi në qyetin e Tiranës.
Përmbledhja e pozicionit:
* Përgjegjës për ofrimin e mbështetjes fizike dhe teknike gjatë të gjitha fazave të ndërtimit të objektit.
* Punon nën mbikëqyrjen e drejtuesve të kantierit dhe inxhinierëve si dhe bashkëpunon me punëtorët teknikë për të siguruar një ecuri efikase dhe të sigurt të punimeve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Pastrim dhe nivelim i zonës ku do ndërtohet.
• Vendosja e barrierave mbrojtëse dhe përgatitja e hapësirave për punë.
• Transporti i tullave, blloqeve, çimentos, hekurit dhe materialeve të tjera ndërtimore brenda kantierit.
• Rregullimi dhe organizimi i materialeve sipas nevojave të ekipit ndërtues.
• Mbështetje në përgatitjen dhe vendosjen e blloqeve të betonit.
• Përzierja dhe hedhja e betonit nën drejtimin e teknikëve të specializuar.
• Mbajtja e nivelit gjatë hedhjes së betonit në themele, soleta apo kolona.
• Përgatitja e llaçit dhe transportimi i tij në vendin e punës.
• Dorëzimi i veglave të punës dhe asistencë gjatë ndërtimit të mureve apo ndarjeve të brendshme.
• Mbajtja e strukturave ose elementeve të përkohshme gjatë vendosjes së tyre.
• Pastrimi ditor i zonave të punës dhe rrugëve të lëvizjes.
• Kujdesi për mjetet dhe pajisjet që përdoren në kantier.
• Zbatimi i rreptë i rregullave të sigurisë teknike dhe përdorimi i pajisjeve mbrojtëse personale.
• Largimi i mbeturinave dhe pastrimi përfundimtar i objektit pas përfundimit të punimeve.
• Ofron ndihmë në montimin e elementeve të thjeshta si dyer, ndarje të brendshme, struktura ndihmëse, etj.
• Njoftimi i mbikëqyrësit në rast të ndonjë defekti, aksidenti ose situate të rrezikshme në kantier.
Kërkesat/kualifikimet për pozicionin:
• Eksperiencë në punë ndërtimi, veçanërisht në godina banimi ose komerciale, është avantazh.
• Aftësi për të punuar në kushte fizike të vështira dhe orar fleksibël.
• Gatishmëri për të ndjekur udhëzimet dhe për të punuar në grup.
• Përdorimi bazë i veglave të ndërtimit (lopatë, kazmë, karrocë dore, përzierës çimentoje, etj.).
• Njohuri bazë mbi rregullat e sigurisë në kantier.
Për të aplikuar për këtë pozicion ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën e e-mailit: [email protected], ose të kontaktoni në numrat e kontaktit:
+35542238488 dhe +355686022415,
brenda datës 31.01.2026.
NIVELI
Profesioniste/Teknike
PROFILI
Ndertim-industri-prodhim-perpunim
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Shoqëria AIC SHPK
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Ndertim-industri-prodhim-perpunim
Publikuar më 15/01/2026


