Njoftime pune - Portier/Porter - Infinity Investment Group
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
NJOFTIME PUNE - PORTIER/PORTER - INFINITY INVESTMENT GROUP
PORTIER / PORTER
Në Infinity Investment Group, ne sjellim së bashku një grup të larmishëm profesionistësh, ku secili kontribuon në krijimin e një eksperience të standardeve të larta në ambientet tona të kazinove dhe hoteleve me 5 yje në Shqipëri.
Për njësitë tona në Tiranë, Grand Casino, Arena Casino dhe Tirana International Casino, kërkojmë të punësojmë një person të përgjegjshëm dhe profesional për pozicionin:
PORTIER / PORTER
Vendndodhja: Tiranë
Orari: 8 orë, me 3 turne
Punësim: Me kohë të plotë
Përgjegjësitë kryesore:
Asistimi i klientëve gjatë mbërritjes dhe largimit.
Pritja dhe asistimi në marrjen, parkimin dhe sistemimin e automjeteve të klientëve.
Kujdesi dhe përgjegjësia për automjetet gjatë procesit të parkimit.
Asistimi i klientëve me bagazhet dhe nevojat e tyre.
Ofrimi i një shërbimi profesional dhe mikpritës.
Bashkëpunimi me departamentet e tjera për mbarëvajtjen e shërbimit.
Në varësi të nevojave operative, angazhimi edhe në procese transporti.
Kriteret e kërkuara:
Eksperiencë e mëparshme në Hospitality, Hoteleri, Shërbime ose Customer Service përbën avantazh.
Patentë e kategorisë B dhe aftësi të mira në drejtimin e automjeteve.
Të disponojë Dëshmi Penaliteti të pastër (i/e padënuar), në përputhje me kërkesat dhe procedurat AMLF.
Mbi 25 vjeç.
Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Paraqitje e përshtatshme dhe komunikim profesional.
Të jetë i sjellshëm, korrekt, i përgjegjshëm dhe i orientuar ndaj klientit.
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
Gatishmëri për të punuar me 3 turne.
Aplikimi:
Dërgoni CV-në tuaj në [email protected] ose na kontaktoni në +355 69 408 9112.
Në subjektin e email-it ju lutemi të shkruani: “Portier / Porter”.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.
Aplikimet trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Cel.: +355 69 408 9112
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Sherbim klienti
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Infinity Investment
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Sherbim klienti
Publikuar më 09/11/2026


