Njoftime pune - Ndihmes Magazinier - Elektro-Servis shpk
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
NJOFTIME PUNE - NDIHMES MAGAZINIER - ELEKTRO-SERVIS SHPK
Elektro-Servis shpk ju fton të bëheni pjesë e ekipit tonë në një rol dinamik dhe të përshtatshëm për aplikantë me ose pa eksperiencë.
Çfarë ofrojmë?
- Paga konkurruese dhe kontratë e rregullt sipas Kodit të Punës
- Sigurime shoqërore dhe shëndetësore të plota
- Ambient pune profesional dhe mbështetës
- Ditë pushimi dhe leje të paguara
Përgjegjësitë kryesore:
- Marrja, magazinimi dhe dorëzimi i mallrave sipas udhëzimeve të supervizorit.
- Shkarkim/ngarkimi i mallrave dhe sistemimi i tyre sipas specifikave.
- Etiketimi me barkode dhe përditësimi i sistemit për lëvizjet e mallrave.
- Menaxhimi i pjesëve të këmbimit dhe ndjekja e proceseve për produktet e pariparueshme.
- Raportimi i çdo problemi të hasur gjatë punës dhe bashkëpunimi për zgjidhjen e tij.
Kriteret që kërkojmë:
- Arsim i mesëm (i përgjithshëm ose profesional)
- Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe punë në grup
- Vendndodhja: Rr. Shkelqim Fusha, Selite, Pallati “Matrix Konstruksion”, Kati 0 dhe +1
Tirane, Shqipëri
- Aplikoni tani duke dërguar CV-në tuaj në [email protected] ose kontaktoni në
+355 68 4027781.
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Finance
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Elektro-Servis shpk
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Finance
Publikuar më 05/06/2026


