njoftime pune - Koordinatore Shitje
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
NJOFTIME PUNE - KOORDINATORE SHITJE
SMART HOME ALBANIA
Kerkon te punesoje:
Koordinatore Shitje siguron që procesi i shitjes të zhvillohet pa probleme, duke koordinuar komunikimin mes klientëve dhe departamenteve të kompanisë, si shitjet, magazina, financa dhe ekipet teknike.
Përgjegjësitë
- Koordinon procesin e porosive nga momenti i kërkesës deri në përfundimin e tyre.
- Përgatit ofertat dhe dokumentacionin e nevojshëm për shitjen.
- Ndjek ecurinë e porosive dhe sigurohet që ato realizohen në kohë.
- Bashkëpunon me magazinën për disponueshmërinë dhe lëvizjen e produkteve.
- Bashkëpunon me financën për dokumentacionin dhe proceset që lidhen me klientët.
- Koordinon me ekipet teknike për planifikimin e instalimeve dhe realizimin e punimeve.
- Komunikon rregullisht me klientët dhe u ofron mbështetje gjatë procesit të shitjes.
- Mbledh dhe përcjell komentet ose kërkesat e klientëve tek departamentet përkatëse.
- Bashkëpunon me të gjitha departamentet për të zgjidhur problematikat që lidhen me porositë.
- Kryen detyra të tjera operative që lidhen me koordinimin e procesit të shitjes.
Kualifikimet
- Minimumi 3 vite eksperiencë në koordinim ose logjistikë të brendshme.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të prioriteteve.
- Komunikim i shkëlqyer dhe orientim ndaj klientit.
- Aftësi për të koordinuar disa procese njëkohësisht.
- Njohuri të Microsoft Office (Excel, Word, Outlook).
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndërtuar bashkëpunim ndërdepartamental.
Aftësi Personale
- Organizim dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi.
- Zgjidhje problemesh dhe mendim praktik.
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në një mjedis dinamik.
- Orientim drejt rezultateve dhe cilësisë së shërbimit.
Çfarë përfitoni duke u bërë pjesë e ekipit tonë:
* Paketë financiare konkurruese sipas eksperiecës.
* Mundësi reale për rritje profesionale dhe avancim në karrierë në bazë të skemave të rivlerësimit.
* Trajnime të vazhdueshme për zgjidhjet më të fundit në automatizim, ndriçim dhe teknologji për hoteleri.
* Mundësi për të punuar me produkte cilësore dhe marka të njohura ndërkombëtare.
* Një rol dinamik, me kontakt të drejtpërdrejtë me klientët dhe projekte interesante.
* Ambient pune profesional, bashkëpunues dhe inovativ, ku idetë dhe iniciativa vlerësohen.
* Mundësi për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë tuaja në një industri në rritje.
Aplikoni tani duke dërguar CV-në tuaj në [email protected]
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Administrim-menaxhim
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
SMART HOME ALBANIA
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.


