Njoftim për Vend të Lirë Pune: Agjente Udhëtimesh në Liberty Travel
Tirane • Tirane • Albania
€ 650
Full Time
PËRSHKRIMI
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: AGJENTE UDHËTIMESH NË LIBERTY TRAVEL
Liberty Travel Albania është duke kërkuar një agjent/e udhëtimesh për t'u bashkuar me ekipin tonë dinamik dhe profesional. Ne ofrojmë një ambient pune motivues dhe mundësi për zhvillim profesional në sektorin e turizmit.
Kriteret Bazë:
1- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze, të folur dhe të shkruar.
2- Eksperiencë në përdorimin e një prej sistemeve të rezervimit, si Amadeus ose Galileo.
3- Njohuri shumë të mira të gjeografisë, me theks në destinacionet turistike.
4- Aftësi për komunikim korrekt dhe profesional me klientët dhe partnerët.
5- Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi kohe.
6- Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar situata të ndryshme me fleksibilitet.
Çfarë Ofron Liberty Travel Albania:
1- Pagë konkurruese dhe bonuse motivuese.
2- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnim të vazhdueshëm.
3- Ambient pune modern dhe dinamik.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me foto dhe Letër Interesi me email në adresën: [email protected] ose të kontaktojnë në numrin e telefonit +355672016166.
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Sherbim klienti
ARSIMI
I larte
PËRVOJA
Minimum 1 vit
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Liberty Travel
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Sherbim klienti
Publikuar më 05/12/2025



