logo
Tracking pixel for ad 1871982
no image

njeftime pune - Menaxher/e Shitje ne Terren

Tirane • Tirane • Albania

Full Time

PËRSHKRIMI

NJEFTIME PUNE - MENAXHER/E SHITJE NE TERREN

SMART HOME ALBANIA
Kerkon te punesoje:

Menaxher/e Shitje ne Terren
Kerkojme nje profil qe nuk pret vetem kerkesa nga klientet, por di te identifikoje mundesi te reja biznesi, te krijoje marredhenie afatgjata dhe ta ndjeke procesin e shitjes nga kontakti i pare deri ne mbylljen e marreveshjes.
Pozicioni perfshin zhvillimin e shitjeve per portofolin e kompanise ne Smart Home, Building Automation, sisteme elektrike, ndricim dhe zgjidhje teknologjike per ambiente rezidenciale dhe komerciale.

Pergjegjesite kryesore Identifikimi dhe zhvillimi i klienteve dhe mundesive te reja ne treg.
Takime dhe vizita ne terren me kliente potenciale dhe ekzistuese.
Prezantimi dhe promovimi i produkteve dhe zgjidhjeve te kompanise ne fushen e automatizimit, sistemeve smart, ndricimit dhe zgjidhjeve elektrike.
Menaxhimi i te gjithe ciklit te shitjes: kontaktimi, takimi, prezantimi, oferta, negocimi dhe mbyllja.
Ndertimi dhe menaxhimi i nje portofoli aktiv klientesh. Zhvillimi i marredhenieve me kompani, investitore, zhvillues, arkitekte, interior designers, kontraktore dhe partnere te tjere potenciale. Identifikimi i projekteve te reja rezidenciale, komerciale, hoteliere dhe zhvillimeve te tjera ku mund te integrohen zgjidhjet e kompanise. Identifikimi i mundesive per shitjen e sistemeve te ndricimit dekorativ, teknik dhe profesional, sipas tipologjise se projektit dhe nevojave te klientit.
Ndjekja sistematike e ofertave dhe mundesive te hapura deri ne marrjen e nje vendimi nga klienti.
Bashkepunimi me ekipet teknike dhe te projekteve per te propozuar zgjidhjen me te pershtatshme per klientin. Arritja e objektivave individuale te shitjes dhe raportimi periodik mbi pipeline-in dhe rezultatet.
Monitorimi i tregut, konkurrences dhe nevojave te klienteve.
Profili qe kerkojme Eksperience e provuar ne shitje B2B dhe/ose shitje ne terren.
Aftesi shume te mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
Orientim i forte drejt rezultateve dhe mbylljes se shitjeve. Aftesi per te krijuar kontakte dhe per te zhvilluar marredhenie profesionale afatgjata.
Organizim dhe disipline ne menaxhimin e takimeve, klienteve dhe follow-up-eve.
Aftesi per te kuptuar produkte dhe zgjidhje teknike dhe per t'i komunikuar ato ne menyre te qarte tek klienti. Iniciative, energji dhe qasje proaktive ndaj tregut. Patente drejtimi.
Avantazh konsiderohet eksperience ne nje ose disa nga fushat: Lighting, Smart Home, Building Automation, electrical systems, construction, real estate, architecture, interior design, HVAC, security systems ose produkte dhe zgjidhje teknike B2B.

Cfare ofrojme
Mundesi per te punuar me produkte dhe teknologji nderkombetare ne Smart Home, Building Automation dhe Lighting.
Ekspozim ndaj projekteve rezidenciale, komerciale, hoteliere dhe profesionale.
Pozicion me ndikim direkt ne zhvillimin e biznesit dhe portofolit te kompanise.
Sistem page dhe motivimi i lidhur me performancen dhe rezultatet.
Trajnime mbi produktet, ndricimin dhe zgjidhjet teknike. Mbeshtetje nga ekipi teknik gjate zhvillimit te projekteve dhe ofertave.
Mundesi reale per zhvillim profesional dhe rritje brenda kompanise.
Ambient pune dinamik dhe orientim drejt teknologjise dhe inovacionit.

Kandidati ideal Ky rol eshte per nje person qe di te shese, di te negocioje dhe nuk pret qe klienti te vije tek ai.
Nese ke aftesine te hapesh dyer, te krijosh besim me klientin, te identifikosh projekte te reja dhe ta kthesh nje mundesi ne nje kontrate konkrete, duam te te njohim.

Apliko duke derguar CV-ne tende ne: [email protected]

NIVELI

Menaxhere

PROFILI

Administrim-menaxhim

DETAJET E KOMPANISE

EMRI I KOMPANISE

SMART HOME ALBANIA

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Administrim-menaxhim

Publikuar më 13/10/2026

Kontakto njoftuesin