Menaxher/e Shitjesh
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
MENAXHER/E SHITJESH
Profesionisti fton të gjithë të interesuarit për pozicionin Menaxher/e Shitjesh në Sektorin e Shërbimeve në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg. Qëllimi i këtij pozicioni është zhvillimi i marrëdhënieve me klientët duke u ofruar shërbimet e marketingut të dixhitalizuar dhe platformave të besnikërimit të klientëve/konsumatorëve.
Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
Të njohë mirë tregun.
Të ketë 2-5 vite eksperiencë në shitjen e shërbimeve dhe platformave (si shërbime marketing, platforma besnikërimi, aplikacione online të kartave të klientit, etj).
Të përshtatet me kombinimin e punës në terren dhe në zyrë.
Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
Të zotëroj patentë kategoria B
Detyrat:
Identifikimi dhe rritja e portofolit me kompani/klientë që operojnë në treg.
Realizimi i takimeve me klientët dhe prezantimi i shërbimeve të marketingut të dixhitalizuar dhe platformave të besnikërimit të klientëve/konsumatorëve.
Ndërveprimi aktiv me klientët dhe përditësimi me nevojat e tyre.
Këshillimi i klientëve për t’u ofruar shërbimet/produktet që i përmbushin më shumë e më mirë nevojat e tyre.
Ndërtimi i marrëdhënieve profesionale të punës me personat përgjegjës të kompanive/klientëve dhe rritja e bashkëpunimit me ta.
Raportimi periodik i rezultateve të punës.
Edukimi:
Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “Marketing” ose në fusha të ngjashme është avantazh.
Të ketë njohuri të përdorimit të teknologjisë si dhe aplikacioneve që përdoren për informimin dhe shitjet online.
Aftësitë:
Aftësi të mira komunikimi.
Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
I organizuar, i përgjegjshëm e i orientuar drejt klientit.
I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
Të punojë nën presion.
Përfitimet:
Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
Paga e kënaqshme.
Orari: 08:30 – 17:00.
Fundjava Pushim.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected]
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
NIVELI
Menaxhere
PROFILI
Shitje-blerje-marketing
PROCEDURAT DHE AFATET E APLIKIMIT
Kandidatet te cilet plotesojne kriteret, te dergojne CV ne adresen e e-mailit
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Profesionisti
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.



