Menaxher shitjesh ne terren
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
MENAXHER SHITJESH NE TERREN
HR Studio në kuadër të bashkëpunimit me një kompani që operon në sektorin e produkteve dhe zgjidhjeve elektrike, është në kërkim të një Menaxheri Shitjesh në Terren, me eksperiencë të konsoliduar në industrinë elektrike.
Kandidati ideal duhet të ketë njohuri të mira teknike mbi produktet dhe materialet elektrike, eksperiencë në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me klientë B2B dhe aftësi për të identifikuar mundësi të reja biznesi. Pozicioni kërkon një profesionist dinamik, të orientuar drejt rezultateve dhe me aftësi të mira negocimi.
Vendndodhja: Tiranë
Përgjegjësitë kryesore
Zhvillimi dhe menaxhimi i shitjeve në terren për produktet dhe materialet elektrike.
Identifikimi i klientëve potencialë dhe zgjerimi i portofolit të kompanisë.
Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve me kompani ndërtimi, instalues elektrikë, kontraktorë dhe biznese të sektorit.
Prezantimi i produkteve dhe ofrimi i zgjidhjeve teknike sipas nevojave të klientëve.
Përgatitja e ofertave tregtare, negocimi dhe finalizimi i marrëveshjeve.
Monitorimi i tregut, konkurrencës dhe mundësive të reja të biznesit.
Ndjekja e klientëve ekzistues dhe zhvillimi i bashkëpunimeve afatgjata.
Realizimi i objektivave mujore dhe vjetore të shitjeve.
Kualifikimet e kërkuara
Eksperiencë e domosdoshme në shitjen e produkteve, materialeve ose pajisjeve elektrike.
Preferohet arsim i lartë në Inxhinieri Elektrike ose fusha të ngjashme.
Eksperiencë në shitjet B2B dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët.
Njohuri teknike mbi materialet dhe pajisjet elektrike.
Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe organizimi.
Orientim drejt rezultateve dhe përmbushjes së objektivave.
Patentë e kategorisë B.
Çfarë ofrohet?
Pagë konkurruese dhe mundësi bonusi sipas performancës.
Mundësi zhvillimi profesional.
Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
Mundësi për të zhvilluar marrëdhënie tregtare dhe për të kontribuar në zgjerimin e biznesit.
NIVELI
Menaxhere
PROFILI
Administrim-menaxhim
ARSIMI
I larte
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
HR Studio
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Administrim-menaxhim
Publikuar më 16/11/2026


