logo
Tracking pixel for ad 1880717
no image

Magazinier - Neptun Albaniab

Tirane • Tirane • Albania

Full Time

PËRSHKRIMI

MAGAZINIER - NEPTUN ALBANIAB

Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

BALFIN Grup është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.

Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.

Pozicioni: Menaxher i Magazinës Qëndrore

Departmenti: Logjistika

Vendodhja: Tiranë

Ky pozicion ka përgjegjësinë për të menaxhuar dhe kryer cdo proces që lidhet me magazinën qendrore
Objektivi kryesor i nje përgjegjësi magazine është që të kontrollojë të gjitha produktet që hyjnë dhe dalin në hapësirën që ka nën përgjegjësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
-Administrimi i magazinës në përputhje me politikat dhe vizionin e kompanisë.
-Mbikqyrjen e pranimit të produkteve, magazinimit, shpërndarjes dhe mirëmbajtjes së ambjenteve dhe pajisjeve në magazinë.
-Planifikimi dhe shfrytëzimi me eficencë i hapësirave të magazines.
-Koordinimi, lehtësimi dhe ndikimi tek punonjësit e magazinës për arritjen e objektivave të dërgesës përmes aktiviteteve të planifikimit të integruar për të siguruar balancimin e suksesshëm të ofertës dhe kërkesës, duke siguruar zbatimin e iniciativave kryesore të biznesit.
-Supervizimi dhe koordinimi i punës së punonjësve të magazines.
-Kontrolli për sasinë dhe cilësinë e të gjitha produkteve që hyjnë dhe dalin.
-Kryerja në mënyrë sistematike e inventareve për të gjithë sektorët e magazines.
-Kujdesi për të gjitha të mirat e paluajtshme të vendosura në hapësiren që ka nën përgjegjësi.
-Inicimi, kordinimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave në magazine.
-Mbikqyrja e standarteve të shëndetit dhe sigurisë në punë.
-Dhënie feedbacku dhe monitorimi i cilësisë së punës.
-Përgatitja dhe përditësimi i raporteve të stoqeve për cdo zonë dhe raportimi i tyre tek Menaxheri i Logjistikës.
-Koordinimi i procesit të shpërndarjes me Departamntimin e Shumiës dhe rrjetin e dyqaneve.
Regjistrimi i deftesave të shpërndarjeve dhe cdo lloji tjetër dokumentash apo transaksionesh nga/në hapësirën nën përgjegjësinë e tij.

Kualifikimet:
-Diploma e shkollës së lartë (avantazh në shkenca ekonomike).
-Eksperienë pune në pozicione të ngjashme.
-Komunikim i shkëlqyer, koordinim dhe ndikim / aftësi bindëse.
-Sistematik dhe i organizuar.
-Aftësi për të punuar në grup.
-Aftësi motivuese.
-Aftësi të provuara në menaxhim.

Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre para datës 20/11/2026 në adresën [email protected].
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

NIVELI

Punonjes

PROFILI

Finance

ARSIMI

I larte

DETAJET E KOMPANISE

EMRI I KOMPANISE

Neptun

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Finance

Publikuar më 30/10/2026

Kontakto njoftuesin