logo
Tracking pixel for ad 1554410
no image

Koordinatore Recepsioni

Tirane • Tirane • Albania

Full Time

PËRSHKRIMI

KOORDINATORE RECEPSIONI

Ofron një shërbim cilësor ndaj klientit për të gjithë anëtarët dhe jo anëtarët;
Krijimi i një përshtypje të parë të shkëlqyer për palestrën duke ofruar një pritje të ngrohtë, pamje të rregullt dhe mënyrë të këndshme në çdo kohë;
Regjistron anëtarët e rinj sipas kategorive të abonimeve dhe respekton protokollin për anëtarësimet e reja ku përfshihet rregullorja e klientëve;
Hedh në sistem të dhënat e klientëve të abonuar;
Ruan statistikat në sistem për pjesmarrjen e antërëve në klasa;
Përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të rinj ose aktual;
Përshëndet anëtarët kur vijnë dhe kur largohen nga ambjenti;
Verifikon vlefshmërinë e kohëzgjatjen së abonimit për të gjithë anëtarët;
Siguron informacionin klientëve lidhur me klasat dhe disponueshmërinë në orare;
Mirëseardhja e anëtarëve dhe vizitorëve në palestër dhe ofrimi i informacionit të saktë në lidhje me programet dhe aktivitetet;
Regjistron dhe mban shënim pyetjet, ankesat dhe siguron se informacioni i delegohet dhe zgjidhet nga përgjegjësi ose departamenti përkatës;
Kryen pagesat e abonimeve për secilin anëtar;
Komunikon në telefon me personat e interesuar lidhur me shërbimet që ofron ambjenti;
Sistemon recepsionin në mënyrë që vendi i punës të ketë një pamje të rregullt dhe të pastër;
Kryen detyra të tjera, të një natyre të ngjashme profesionale dhe në përpjesëtim me rolin, me kërkesë të menaxherit të qendrës së fitnesit.

NIVELI

Punonjes

PROFILI

Sherbim klienti

KRITERET

Te kete përvojë pune; Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit; Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë kompanisë; Të ketë aftësi te mira organizative dhe planifikuese; Disponueshmërinë për të punuar në turne të ndryshme, duke përfshirë edhe fundjavat;

ARSIMI

I larte

PËRVOJA

Me ekserience

ORARI I PUNËS

Full Time

ÇFARE OFRON KOMPANIA

Sigurime shendetesore, pushime te paguara, ambient komod

DETAJET E KOMPANISE

EMRI I KOMPANISE

Repeat Group

PERSHKRIMI I KOMPANISE

Repeat Fitness & Wellness Club e¨shte¨ i vetmi club ne¨ Shqipe¨ri i vlere¨suar me cmimin Premium Fitness Club, i cili nisi me filozofine¨ pe¨r te¨ sjelle¨ nje¨ fryme¨ te¨ re ne¨ pe¨rmire¨simin e vazhdueshe¨m te¨ she¨ndetit, mire¨qe¨nies dhe së bukure¨s. Duke krijuar komunitetin e saj me ane¨ te¨ energjise¨ se¨ stafit te¨ kualifikuar e certifikuar dhe besueshme¨rise¨, ky club, tashme¨ prej vete¨m 5 vitesh ne¨ tregun Shqiptar, ka arritur te¨ motivoje¨ mbi 3000 kliente¨ ne¨ finalizimin e rezultatit te¨ de¨shiruar.

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Sherbim klienti

Publikuar më 26/11/2025

Kontakto njoftuesin