Konsulenti/e Shitjesh në Zyrë
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
KONSULENTI/E SHITJESH NË ZYRË
HR Studio , për një kompanie kliente që operon në sektorin elektrik, është në kërkim të një Konsulenti/e Shitjesh në Zyrë, me eksperiencë në shitjen dhe këshillimin teknik për produkte dhe materiale elektrike.
Pozicioni ka në fokus komunikimin me klientët, përgatitjen e ofertave tregtare, ndjekjen e porosive dhe ofrimin e asistencës profesionale për përzgjedhjen e produkteve të përshtatshme.
Kandidati ideal duhet të ketë njohuri mbi sektorin elektrik, aftësi të mira komunikimi dhe eksperiencë në menaxhimin e kërkesave të klientëve.
Përgjegjësitë kryesore
Komunikimi dhe këshillimi i klientëve mbi produktet dhe materialet elektrike.
Përgatitja dhe dërgimi i ofertave tekniko-tregtare.
Administrimi dhe ndjekja e porosive deri në finalizimin e tyre.
Ofrimi i informacionit teknik mbi karakteristikat dhe përdorimin e produkteve.
Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve në terren dhe departamentet e tjera.
Ndjekja e kërkesave të klientëve për çmimet, disponueshmërinë dhe afatet e furnizimit.
Përditësimi i të dhënave të klientëve dhe raportimi i aktiviteteve të shitjes.
Kualifikimet e kërkuara
Eksperiencë e domosdoshme në sektorin e produkteve dhe materialeve elektrike.
Preferohet arsim në Inxhinieri Elektrike ose fusha teknike të ngjashme.
Njohuri të mira mbi produktet, pajisjet dhe materialet elektrike.
Eksperiencë në shitje, përgatitje ofertash dhe komunikim me klientët.
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Aftësi të mira organizative, komunikimi dhe orientim drejt klientit.
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
Çfarë ofrohet?
Punësim i qëndrueshëm dhe afatgjatë.
Pagë konkurruese sipas eksperiencës.
Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në sektorin elektrik.
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Shitje-blerje-marketing
ARSIMI
I larte
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
HR Studio
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Shitje-blerje-marketing
Publikuar më 16/11/2026


