Teknik Elektrik
Tirane • Tirane • Albania
1019
PËRSHKRIMI
TEKNIK ELEKTRIK
Tekniku Elektrik është përgjegjës për funksionimin e pajisjeve dhe programeve të mirëmbajtjes së linjave, në përputhje me specifikimet e pajisjeve dhe përputhshmërinë me standardet e cilësisë së CCBS. Pozicioni gjithashtu është përgjegjës për realizimin e detyrave të mirëmbajtjes te përcaktuara në standardet e sigurisë dhe produktivitetit.
Roli dhe përgjegjësitë:
1. Kontrollon dhe aktivizon impiantet ndihmese ne fillim te cdo turni.
2. Ekzaminon difektet gjate procesit prodhues dhe nderhyn per riparimin e menjëhershme.
3. Ploteson fleten e nderhyrjes pas mbylljes se difektit.
4. Ekzekuton programin e mirëmbajtjes parandaluese në pajisje.
5. Kryen kontrollin e pajisjeve sipas frekuencave te percaktuara ne procedurat e aprovuara.
Aftësitë dhe kualifikimet:
• Diploma e Shkolles Mesme Profesionale ne Elektrike, perparesi Diplome e Shkolles se Larte ne Inxhinieri Elektrike/Elektronike.
• Aftësi për të diagnostifikuar me saktesi e shpejtesi difektet dhe riparuar ne kohe
• Aftesi per te punuar ne grup
• 3 ose me shume vite pervojë në mirembajtjen e linjave te prodhimit, preferohet ne industri pijesh.
• Njohuri per perdorimin e kodeve elektrike kombëtare.
• Njohuri te mira te procesit dhe te linjave
• Ekzekutim te sakte te procedurave ne fuqi
• Njohja dhe perdorimi i manualeve te makinave
• Njohja e rregullave te sigurimit teknik dhe GMP.
• Njohjuri mbi funksionimin e PLC, aplikacioneve software teknike.
• Njohja dhe përdorimi i Microsoft Office.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: [email protected] brenda datës 25 Korrik 2025.
NIVELI
Profesioniste/Teknike
PROFILI
Instalim-riparim-mirembajtje
ARSIMI
I mesem
I larte
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Coca-Cola
PERSHKRIMI I KOMPANISE
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare. Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
EXPIRED



