Gazeta Celesi - Portali i njoftimeve

Përse dhe si ta përdorim Gazetën Çelësi?

“Çdo ditë, mijëra njerëz dhe biznese njoftojnë, shesin dhe gjejnë atë që kërkojnë përmes gazetës Çelësi.”

  1. Përse të zgjedhësh Çelësin?
  2. Si ta përdor gazetën çelësi për biznesin tim?
  3. Shërbimet për publikim njoftimesh në web + print + mobiley
  4. Si të publikosh një Njoftim Punësimi tek Çelesi, web + mobile
  5. Hapësirat në Gazetën Çelësi në versionin print
  6. Kontratë të Hapur apo Kontratë të Buxhetuar?
  7. Marketing me “Web-Banner”

Përse të zgjedhësh Çelësin?

Me Çelësi-n ti mbaron punë shpejt – kursen kohë, energji dhe para.

Prej 1998, jemi e para dhe e vetmja gazetë njoftimesh ekonomike në hapësirën shqiptare, me mbi 8.5 milion njoftime të botuara në mbi 290 rubrikat tona. E vazhdojmë çdo ditë të punojmë me të njëjtin mision:- Të ofrojmë 360⁰ informacion praktik dhe utilitar për shit-blerjet, qeratë, tregun e punës dhe ofertat e tregut.

Si ta përdor gazetën çelësi për biznesin tim?

Nga eksperienca jonë mbi 20 vjeçare, ne kemi konceptuar për ty dhe biznesin tënd 9 paketa të dedikuara dhe të pershtatura për çdo pritshmëri tënden dhe çdo objektiv biznesi që synon të arrish.

Njoftimet dhe ofertat e tua do të jenë protagoniste në rezultatet e kërkimit të çdo përdoruesi dhe lexuesi të Çelësi-t, konsumator apo biznes. Me një format të veçantë dhe shumë detaje shtesë, do të marrësh shikueshmërinë që meriton!

SHËRBIMET PËR PUBLIKIM NJOFTIMESH NË WEB + MOBILE + PRINT

1. PREMIUM NË HOMEPAGE & PREMIUM NE KATEGORI

I pari dhe më i ndjekuri online! Me këtë paketë, njoftimi yt do të shfaqet në hapësirën Premium në faqen e parë të portalit dhe në Kategorinë e dedikuar, duke marrë shikueshmërinë maksimale nga qindra mijëra lexues. Kushdo që viziton website-in tonë, do njihet me njoftimin tënd!

2400 lekë/10 ditë

2. PREMIUM NË HOMEPAGE + KUADRAT NE FAQE TE PARE

Bëhu i prekshëm për të gjitha tipologjitë e lexuesve të Çelësi-t! Dëshiron që njoftimi yt të jetë i dukshëm si për lexuesit e gazetës ashtu edhe për ata online? Njoftimi yt do të shfaqet në faqen e parë të portalit dhe në faqen e parë të gazetës print.

4500 lekë/10 ditë

3. PREMIUM NË KATEGORI + KUADRAT FAQE TE PARE

Targeto klientët e tu potencialë duke u pozicionuar në vendin më të vizituar prej tyre! Merr vëmendjen e gjithë lexuesve duke u pozicionuar në hapësirën Premium, në kategorinë e dedikuar për njoftimin tënd në web dhe në faqen e parë të gazetës.

3800 lekë/10 ditë

4. OKAZION + OKAZION

Shit me çmimin që do ti! Kërkon të kesh shikueshmëri 360ᴼ si në faqen web ashtu edhe në gazetën print? Ateherë zgjidh këtë opsion për të evidentuar më mirë njoftimin tënd me një nga ikonat: “okazion”, “super çmim” ose “ofertë speciale” në faqen web dhe me sfond të zi në gazetë.

1000 lekë/10 ditë

5. SFOND + KUADRAT

Një kombinim i bukur për njoftimin tënd! Ngjyra që do të zgjedhësh, do ta bëjë edhe më rrezatues njoftimin tënd në faqen web ndërsa kuadrati në Gazetën print do t’i japë edhe më shumë vlerë!

800 lekë/10 ditë

6. PREMIUM NË HOMEPAGE + OKAZION

Të pëlqen t’i theksosh gjërat e rëndësishme? Ky shërbim ta jep këtë mundësi! I pozicionuar në hapësirën Premium në faqen e parë në web dhe sfondi i zi në gazetën print, e bëjnë njoftimin tënd të parezistueshëm!

1900 lekë/10 ditë

7. PREMIUM NË KATEGORI+ OKAZION

Ky është shërbimi që bën për ty! Dëshiron ta evidentosh njoftimin tënd vërtet si okazion? Zgjidh hapësirën Premium dhe sfondin e zi ne gazetën print, duke iu drejtuar pikerisht atyre që po kërkojnë ate çka ti ofron.

1600 lekë/10 ditë

8. PREMIUM NË HOMEPAGE + KUADRAT

Fokuso vëmendjen e lexuesve tek njoftimi yt! Shfrytëzo maksimalisht pozicionimin në hapësirën premium në Homepage dhe kornizo njoftimin tënd në gazetën print, duke iu shfaqur të gjithë vizitorëve të faqes sonë!

1700 lekë/10 ditë

9. PREMIUM NË KATEGORI + KUADRAT

Targeto klientët e tu në web dhe print! Mes qindra njoftimesh, njoftimi yt do të shfaqet ndër të parët e kategorisë tënde dhe do të dallojë nga teksti i vendosur në kornizë në gazetën print!

1500 lekë/10 ditë

SI TË PUBLIKOSH NJË NJOFTIM PUNËSIMI TEK ÇELESI, WEB + MOBILE

Për të plotësuar stafin tënd dhe për të gjetur kandidatin e duhur sa më shpejt, kemi konceptuar edhe një gamë të gjerë shërbimesh!

1. PREMIUM NË HOMEPAGE

Drejt e në faqe të parë! Ky pozicionim i njoftimit të bën protagonist të faqes kryesore të Çelësit. Nëse dëshiron që çdo lexues që hyn në portal, t’i shfaqet njoftimi yt, atëhere ky është shërbimi që bën për ty!

1800 lekë/10 ditë

2. PREMIUM NË KATEGORI

Publiko njoftimin tënd në hapësirën e dedikuar Premium! Njoftimi yt do të shfaqet në kokën e kategorisë përkatëse, i shoqëruar me foto, duke përfituar shikueshmëri maksimale nga klientët që janë në kërkim të asaj që ti po ofron, kërkon, shet apo jep me qira.

1600 lekë/10 ditë

3. TOP 10

Pozicionohu në 10–shen e parë! Vendos njoftimin tënd në krye të rubrikës! Njoftimi do të renditet ndër 10 të parët, mes qindra e qindra njoftimeve të tjera.

1500 lekë/10 ditë

4. SFOND

Jepi ngjyrë njoftimit tënd! Zgjidh menjëherë këtë mundësi për të tërhequr vëmendjen e lexuesve. Ngjyra është elementi që tërheq më shpejt shikimin e dikujt që po kërkon në web!

1000 lekë/10 ditë

5. OFERTE PUNE E THJESHTË

Nëse nuk ke nxitim për të mbaruar punë, atëhere zgjidh këtë! Falas të ofrojmë hapësirën e mjaftueshme për të plotësuar dhe kategorizuar njoftimin tënd mes qindra njoftimeve të tjera në kategorinë përkatëse.

500 lekë/10 ditë

HAPËSIRAT NË GAZETËN ÇELËSI NË VERSIONIN PRINT

Duke zgjedhur hapësirën më të përshtatshme për njoftimin e punësimit, bëhesh më i prekshëm nga lexuesit “fanatikë” të gazetës Çelësi në versionin print. Mund t’i kombinosh shërbimet si Premium në Homepage apo në Kategori, Top 10 apo Sfond (shih lart), edhe me hapësirat në gazetën print si mëposhtë:

  • 1 modul (45 mm x 65 mm) = 700 Leke/10 ditë
  • 2 module (87 mm x 65 mm) = 1.400 Leke/10 ditë
  • 4 module (87 mm x 136 mm) = 2.800 Leke/10 ditë
  • 6 module (133 mm x 136 mm) = 4.200 Leke/10 ditë
  • 9 module ose ¼ fq (133 mm x 206 mm) = 5.600 Leke/10 ditë
  • 15 module ose ½ fq. (270 mm x 206 mm) = 11.200 Leke/10 ditë

Kontratë të Hapur apo Kontratë të Buxhetuar?

Ne mundësojme publikimin dhe promovimin e njoftimeve dhe ofertave të biznesit nëpërmjet 2 modeleve bashkëpunimi të përshtatura për të zgjidhur nevojat e biznesit tënd :

“KONTRATA E HAPUR” është konceptuar për ty që punon në vazhdimësi me gazetën e që kërkon fleksibilitet dhe dinamikë të lartë në publikimin e njoftimeve të tua të çdo lloji apo të ofertave të punësimit, në kohë reale dhe pa kufizim sasie, duke optimizuar komunikimin tënd me tregun dhe klientët potencialë, duke të kursyer kohë dhe rritur rezultatet e tua të biznesit.

Si funksionon dhe cilat janë avantazhet e “KONTRATA E HAPUR”:

  • Menaxho njoftimet e tua në mënyre të drejtpërdrejtë, të shpejtë dhe efektive
  • Publiko njoftime / oferta punësimi në sasi të pakufizuar në web dhe gazetë njëkohësisht
  • Modifiko, fshi dhe zëvendëso në çdo moment njoftime të çdo lloji dhe oferta punësimi
  • Monitoro dhe mat në kohë reale shikueshmërinë e çdo publikimi
  • Përfito nga mundësia për vendosjen e deri 10 imazheve për të paraqitur objektin nga çdo kënd sepse njoftimet me foto, tërheqin më shumë lexues.
  • Përzgjidh dhe përshtat sipas interesit shërbimet: Premium në Homepage; Premium në Kategori; Top 10; Sfond; Okazion.
  • Çmime preferenciale për shërbimet vetëm për ty që ke zgjedhur Kontratën e Hapur.
  • Koha e publikimit për çdo njoftim është 10 ditë, me mundësi ripublikimi të vazhdueshëm.
  • Përfito ulje çmimi për kontratat 1 mujore nëse realizohen buxhetet e përcaktuara.
  • Përfito ulje çmimi ekstra për publikime çdo 3-6-12 muaj.
  • Raport financiar i detajuar, i përmuajshëm
  • Pagesa kryhet 1 herë/muaj, pas marrjes së shërbimit.
  • Trajnim për stafin.
  • Support Teknik.

“KONTRATA E BUXHETUAR”

është për ty që ke një buxhet të paracaktuar për promovimin e njoftimeve të tua. Kjo kontratë të ofron mundësinë e menaxhimit të këtij buxheti direkt online dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë të monitorosh mbarëvajtjen e njoftimeve të tua.

  • Menaxho njoftimet e tua në mënyre të drejtpërdrejtë, të shpejtë dhe efektive
  • Publiko njoftime / oferta punësimi në sasi të përcaktuar në web dhe gazetë njëkohësisht
  • Modifiko, fshi dhe zëvendëso në çdo moment njoftime të çdo lloji dhe oferta punësimi
  • Monitoro dhe mat në kohë reale shikueshmërinë e çdo publikimi
  • Përfito nga mundësia për vendosjen e deri 10 imazheve për të paraqitur objektin nga çdo kënd sepse njoftimet me foto, tërheqin më shumë lexues.
  • Përzgjidh dhe përshtat sipas interesit shërbimet në bazë të buxhetit tënd.
  • Koha e publikimit për çdo njoftim është 10 ditë, me mundësi ripublikimi të vazhdueshëm.

Marketing me “Web-Banner”

Shfrytëzo hapësirat e privilegjuara “BANNER NE HOMEPAGE DHE KATEGORI” për promovimin maksimal të emrit dhe imazhit të biznesit tënd si edhe të ofertave të tua në Portalin nr. 1 të njoftimeve ekonomike në të gjithë hapësirën shqiptare, duke bërë dallimin me konkurentët e tjerë në treg!

Për të garantuar shikueshmëri maksimale të hapësirave Banner, ne kemi përzgjedhur, konfiguruar dhe rezervuar për ty pozicionet dhe dimensionet më efikase.

Publikimi i bannerave të tu realizohet nëpërmjet një platforme e cila mundëson menaxhimin e hapësirave dhe kohëzgjatjes të përzgjedhura nga ty, si edhe integrimin e të gjitha formateve: banera statike, dinamike apo të animuar, me linkim të drejtpërdrejtë në faqen tënde web, në faqen tënde dedikuar një oferte konkrete apo të faqes tënde në rrjetet sociale.

Hapësirat tona Banner në Homepage dhe në Kategori, janë të përshtatura dhe të optimizuara në vizualizimin e tyre nga desktop dhe mobile.

Platforma jonë të mundëson monitorimin në kohë reale të shikueshmërisë dhe klikimeve që fitojnë bannerat e tu.

)