Gazeta Celesi - Portali i njoftimeve

Njoftime Premium

Çelësi Media Group (Gazeta Çelësi, Albania Yellow Pages, Infokult, Karta Extra, Explore Albania, Çelësi Communication) Grupi lider në sigurimin & ofrimin e informacionit praktik Kërkon të punësojë Drejtues sektori

Drejtuese Shitjesh dhe Marketingu. Kandidati/ja duhet të ketë provuar më parë ngritjen dhe drejtimin e një ekipi që marketon dhe shet shërbime; të kontaktojë klientë potencialë për t’iu ofruar atyre risitë më të fundit të informacionit dhe marketingut; të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin e marketingut. Ky pozicion ju ofron mundësinë që të shpalosni aftësitë tuaja duke: 1.Planifikuar dhe organizuar mbulimin territorial të shërbimeve të ofruara me klientelë dhe buxhete të synuara. 2.Mobilizuar dhe motivuar Ekipin e Shitjeve në performancë të matur me intervale kohore. 3.Përshtatur shërbimet e kompanisë sipas ndryshimeve dhe kërkesave të tregut. 4.Planifikuar dhe ekzekutuar marketimin e këtyre shërbimeve drejt klientelës së synuar. Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutemi dërgoni një Curriculum Vitae të detajuar në adresën e emailit

Botuar më 17/02/2019

Agjencia Publicitare Çelësi Communication Kërkon të punësojë Drejtues/e

Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së punës së gjithë Agjencisë, duke organizuar dhe planifikuar punën e ekipit me orientim zgjerimin e klientelës dhe perfeksionimin e shërbimit. Për më shumë informacion mund të shikoni imazhin. Nëse jeni gati të sfidoni veten në një pozicion të tillë, ju lutem na dërgoni një Curriculum Vitae të detajuar në adresën e emailit

Botuar më 17/02/2019

Agjencia Çelësi Communication Kërkon të punësojë Menaxhere projekti

Menaxhere Projektesh Marketingu, me përgjegjësinë për konceptimin, planifikimin dhe ekzekutimin e fushatave dhe strategjive marketing për klientët e Agjencisë Çelësi Communication: Kriteret e kërkuara -Të ketë të paktën 3 vjet përvojë të mëparshme pune në profilin marketing. -Të ketë njohuri shumë të mira për përdorimin e kompjuterit, Paketa Office dhe programe të tjera për menaxhim biznesi. -Të njohë shumë mirë në të shkruar e në të folur gjuhët Shqipe, Angleze dhe Italiane. -Të ketë aftësi shumë të mira planifikimi dhe organizimi. -Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim. -Të ketë aftësi për të organizuar dhe ko-ordinuar njerëz në një mjedis me dinamikë të lartë pune duke ruajtur gjithmonë frymën e ekipit. Për të aplikuar për këtë vend pune, lutemi dërgoni Curriculum Vitae me fotografi në adresën e email-it

Botuar më 17/02/2019

Fondacion Engjellushi i vogel Kërkon të punësojë Punonjese

Vajza per ne terren, mosha 18-35, te jene te komunikueshme. Ofrohet page e kenaqshme, Adresa: Ish fusha Aviacionit

Botuar më 16/02/2019

Kerkohet per qytetin e Tiranes Agjent shitjesh

Me eksperience pune ne shitjen e kartopecetave, ambalazhit te aluminit dhe te plastikes, etj. Paga baze + perqindje, Adresa: Tirane

Botuar më 15/02/2019

Kompani Pastrimi Genesis Albania Kërkon të punësojë Pastruese

Mosha: 30-40 vjeç.Te kete eksperience te meparshme pune. Te jete e qendrueshme dhe e motivuar.Te jete e afte te degjoje dhe te zbatoje rregullat e vendosura nga punedhenesi, Tiranë

Botuar më 15/02/2019

AGJENSI EKSPRES Kërkon të punësojë Punonjese

Per pastrim shtepiash lokalesh dhe zyrash me eksperience pune. Paga 28000leke + sig. Puna nga e hena ne te shtune, 8 orarsh. Te intersuarat te kontaktojne ne numrin e telefonit, Tiranë

Botuar më 15/02/2019

Nje zyre Letoneze ne Tirana po kerkon te punesoje Punonjes/e

4 persona per pozicionin "Acquisition Editor". Kandidatet duhet te kane njohuri shume te mira ne nje nga gjuhet e meposhtme: Italisht, Spanjisht, Portugalisht, Frengjisht. Ne ofrojme kushte shume te mira pune, rroga fillestare baze 350 EURO me mundesi rritje dhe bonus shume te mire. Te interesuarit te dergojne nje email me subjekt "Acquisition Editor Application" ne adresen e emailit

Botuar më 15/02/2019

VIVENSO ALBANIA ofron 20 vende te lira pune per: Agjent/e tregtare

Me ose pa eksperience pune. Aplikantet ne çift kane avantazh. Mosha 22–45 vjeç. Te kene aftesi te mira komunikimi. Kusht i domosdoshem te disponojne makine personale. Kompania jone ofron page baze + % (fitime shume te larta). Per me teper informacion lutemi kontaktoni ne:

Botuar më 15/02/2019

CALL CENTER NE GJUHEN SHQIPE Kërkon të punësojë Operatore

(Femra) ne Shqip. Mosha 20 – 30 vjeç. Preferohen me eksperience pune ne Call Center. Ofrohen standarte te larta pune. Lutemi dergoni CV me foto ne: vivenso.albaniashpk@gmail.com

Botuar më 15/02/2019