Gazeta Celesi - Portali i njoftimeve

Celesi Communication Kërkon të punësojë Menaxhere

Pershkrim

Projektesh Marketingu me përgjegjësinë për konceptimin, planifikimin dhe ekzekutimin e fushatave marketing për klientët e Agjencisë Çelësi Communication: Harton, prezanton dhe zbaton strategji dhe fushata të ndryshme publicitare sipas kërkesave të Klientëve. Përgatit dhe prezanton projekte dhe preventiva të ndryshme të puneve dhe shërbimeve të ofruara dhe që janë për tu ofruar. Vendos dhe mirëmban kontakte të drejtpërdrejta dhe nëpërmjet komunikimeve elektronike me klientët ekzistues dhe të rinj. Shërben si urë lidhese midis Klientit per llogaritë, kreativën dhe produktin/shërbimin përfundimtar.Hulumton tregun dhe azhornohet cdo ditë me zhvillimet më të fundit në lidhje me produktet ekzistuese dhe ndryshimet e kërkesave të Klientëve. Azhornohet me zhvillimet më të fundit të teknologjisë sidomos në aspektin publicitar.Koordinon punën me furnitorët e brendshëm dhe të jashtëm me qëllim plotësimin e kerkesës së klientit në kohën dhe cilësinë e kërkuar si dhe me kostot më optimale.Mirëmban llogaritë e klientëve dhe të furnitorëve.Kirteret e kërkuaraTë ketë të paktën 3 vjet përvojë të mëparshme pune në profilin marketing.Të ketë njohuri shumë të mira për përdorimin e kompjuterit, Paketa Office dhe programe të tjera për menaxhim biznesi.Të njohë shumë mirë në të shkruar e në të folur gjuhët Shqipe, Angleze dhe Italiane.Të ketë aftësi shumë të mira planifikimi dhe organizimi.Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim.Aplikoni ne adresen :burimenjerezore@celesi.com

Karakteristika
Oferta pune, Ofroj punë, Agjenci biznesi dhe shërbime tregtare
Celesi communication, menaxhere

Botuar me 11/10/2018

Email