Kërkimi

Çelësi shpk
Rr. "Kavajës", Condor Center, Kati III
Tiranë, Shqipëri
Tel. 00355 4 2235128
Fax 00355 4 2273112
E- mail gazeta@celesi.com

ÇELËSI MEDIA GROUP i cili përfaqëson aktualisht siguruesin më të madh të informacionit në Shqipëri përfshin pesë biznese kryesore, Çelësi Shpk, Çelësi Design & Publicity, Dyqanet Infoshop dhe Akademinë Kult. Të gjithë këto biznese kanë filluar aktivitetin e tyre në Tiranë dhe janë zgjeruar në të gjithë territorin e Shqipërisë.

HAPËSIRA E PUNIMEVE TË KOMPANISË 

  • Publikimi i informacionit praktik.
  • Grumbullimi, regjistrimi, kategorizimi dhe transmetimi i informacionit praktik tek nëpërmjet gjithë teknologjive të mundshme të informacionit duke përdorur kështu pesë mjetet kryesore të informacionit praktik: B2C (biznesi tek konsumatori), B2B (biznesi tek biznesi), C2C (konsumatori tek konsumatori), kohë e lirë dhe turizëm.  
  • Sigurimi i gjithë shërbimeve dhe produkteve në lidhje publicitetin dhe marketingun.


HISTORIA E KOMPANISË
“Çelësi” është aktualisht siguruesi më i madh i informacionit në Shqipëri.

Kompania Çelësi Shpk përmban katër operacione kryesore nën logon e saj: Gazetën Çelësi, Çelësi Design & Publicity, Guidat Praktike dhe revistën Kult.

Gazeta Çelësi, e klasifikuar si gazeta unike e reklamave ne Shqipëri është pararoja e gjithë Grupit. Gazeta përfaqëson ‘tregun’ e parë shqiptar, duke mundësuar reklamimet e ndryshme nga shitësit dhe blerësit dhe duke krijuar kështu një ndërmjetësim që realizon shitje efektive.
Gazeta Çelësi reklamon fusha të ndryshme nga të cilat vecohen: 60% janë të lidhura me pasuritë e paluajtshme, 20% janë të lidhura me automjetet, 15% janë të lidhura me punësimet dhe 5% janë kategori të ndryshme.
Gazeta Çelësi, mjeti ynë ‘konsumatori drejt konsumatorit’ ka filluar me një publikim javor prej 16 faqesh dhe aktualisht është publikim dy-javor prej 56 faqesh. Vlera tregtare prej 960 milion euro e bën këtë publikim si mjetin më të rëndësishëm në Shqipëri. Portali, te jep mundesine qe përvec hyrjes dhe njoftimeve falas,  klientëve do tu ofrohen edhe shërbime të tjera me pagesë.

Gjatë të njëjtit vit, 1998, nevoja e tregut për një Agjenci Publicitare çoi në themelimin e Agjencisë Çelësi Design & Publicity. Fillimisht, agjencia u bë shumë e njohur si një prej studiove grafike dhe fotografike dhe shërbimeve printuese me kreativitetin dhe dinamikën më të madhe  në të gjithë Shqipërinë kjo për shkak të zgjidheve grafike inovative, përkushtimit të fortë dhe marrëdhënies së suksesshme me klientët e saj.
Duke filluar nga viti 2000, agjencia ka zgjeruar aktivitetin e saj duke siguruar një hapësirë të gjerë të shërbimeve të komunikimit dhe reklamimit, përfshirë hartimin e strategjive të marketingut si dhe zbatimin e fushatave publicitare në TV, Radio, reklamë ‘outdoor’ dhe nëpërmjet telefonisë.
Në të njëjtën kohë, agjencia hapi një zyrë të dytë në qendër të Tiranës dhe një të tretë në Durrës, qyteti i dytë për nga rëndësia në Shqipëri, duke u bërë kështu Agjencia më e madhe në termat e shtrirjes gjeografike.

Revista Kult është revista e parë dhe e vetme kulturore në Shqipëri. Publikimi i saj ka filluar në prill 2003 si një regjistër dhe barometër për kulturën shqiptare dhe tregun artistik në këto vite. Publikimi javor përfaqëson një spektër të plotë të punës dhe aktiviteteve artistike dhe kulturore: teatrove, koncerteve, skenave dhe shfaqjeve televizive, ekspozitave dhe festivaleve, performancave recitale apo festimeve masive, filmave dhe librave të rinj, aktiviteteve sportive dhe për fëmijë, albumeve muzikore dhe DVD-e të reja, restoranteve dhe jetës së natës si dhe një intervistë javore me një artist apo personalitet kulturor të cilët kanë arritje të mëdha në fushat e tyre.
Niveli në rritje i abonimeve gjashtemujore dhe vjetore, një risi në këtë treg, është deshmia për kërkesën e saj masive. Komuniteti i huaj në Shqipëri shërbehet nëpërmjet seksionit të vogël e në rritje në gjuhën angleze.

Në vitin 2004, ne kemi filluar një botim tjetër nën çadrën “Guida Praktike”, e cila filloi me guidën e ‘bregdetit të jugut të Shqipërisë” dhe “Bregdeti Shqiptar nga A në Z”. Ne kemi vazhduar zgjerimin e informacionit praktik në të gjithë vendin nëpërmjet publikimit të 9 guidave për 9 destinacionet më interesante turistike të vendit. Iniciativa ka për qëllim të vazhdojë me guida të tjera praktike për rajone të tjera dhe fusha të ndryshme interesi.

Shtepia e Ofertave është një bashkëpunim me Gazetën Çelësi; një çelës i vërtetë suksesi i cili mungonte në tregun shqiptar. Ndërkohë që lexonim qindra njoftime në gazetën Çelësi për shitjen e mobiljeve, pajisjeve elektroshtëpiake, aksesorëve, etj, ejt, na lindi ideja që përveç informacionit aq të mirë ekzistonte nevoja për një shërbim tjetër të dedikuar i cili do të finalizonte zgjidhjen e nevojave të tilla të qytetarëve. Grumbullimi dhe ekspozimi i mallrave në një dhomë të veçantë i ndihmon edhe ata që shesin edhe ata që blejne. Kjo ka lehtësuar shumë barrën e atyre që shesin duke qenë se ata shpenzonin shumë energji për publikimin e njoftimit, pritjes së telefonatave dhe njerëzve të interesuar, për ekspozimin e objekteve tek të interesuarit etj. Ky shërbim i dedikuar është shumë praktik dhe eficent, kërkon pak kohë por e përfundon shërbimin e ofruar nga gazeta Çelësi. Mallrat e ekspozuar tek Shtëpia e Ofertave publikohen në seksionet përkatëse të gazetës me shënimin “ky mall mund të gjendet tek Shtëpia e Ofertave në adresën....”.
Llojet e produkteve të reklamuara janë të shumta; pothuajse e gjithë gama e sendeve të nevojshme për pajisjen e një shtëpie, zyre, bari, përfshirë mobiljet dhe aksesorët si dhe pajisjet për kohë të lirë. Është e padiskutueshme që shitja është e suksesshme për shkak të përzgjedhjes me kujdes të mallrave. Një mall cilësor dhe i mirëmbajtur ka shanset më të mira për tu shitur brenda pak ditësh nga koha e ekspozimit (ndodh shitja edhe brenda ditës).

Që nga viti 2008, konsumatorët shqiptarë dhe të huaj janë prezantuar me një mënyrë të re të marrjes së informacionit si dhe të blerjes direkte të mallrave të përdorimit të shpejtë; dyqanet Infoshop. Në një periudhë shumë të shkurtër kohore, rrejti Infoshop është zgjeruar në qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë duke shkuar në 10, përkatësisht në: Tiranë (5), Durrës, Shkodër, Sarandë, Pogradec dhe Elbasan. Dyqanet Info Shop të Tiranës janë vendosur në Qendrat më të mëdha Tregtare si QTU, Kristal, Casa Italia, City Park, Bulevardi “Zogu I” dhe në aeroportin e Rinasit. Dyqani në Rinas përfaqëson një pozicionim strategjik për mirëpritjen dhe informimin e pasagjerëve që mbërrijnë dhe atyre që largohen me informacion të rëndësishëm rreth Shqipërisë e cila prezantohet nëpërmjet Guidave Çelësi.